Një 39-vjeçar, shtetasi Besmir Duro, ka mbetur i plagosur me thikë në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti. 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. LEXO edhe...Jakin Marena: Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?! Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. R.Xh/ReportTv.al policia plagosje me thike pedonale kalaja e tiranes Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2001 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
