Lajme Zone
Arrihet marrëveshja në Kosovë, Bekim Sejdiu propozohet president
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Arrihet marrëveshja në Kosovë, Bekim Sejdiu propozohet president

Abdixhiku tha se që nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për këtë çështje, duke theksuar se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese.

Kreu LVV, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku i LDK, janë dakordësuar për emrin e Bekim Sejdiut si kandidaturë për presidentin e Kosovës. Bekim Sejdiu dhe Albin Kurti Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për President të Kosovës. Abdixhiku tha se që nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për këtë çështje, duke theksuar se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese.

Ai bëri të ditur se emri për të cilin janë dakorudar është Bekim Sejdiu, duke e vlerësuar lart karrierën e tij.

“Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi qenë të përkushtuar të përcaktohemi për një emër konsensual për president”, deklaroi Abdixhiku. Bekim Sejdiu Abdixhiku tha se Sejdiu ka një karrierë të shquar dhe të pasur, ndërsa propozimi i tij është bërë në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një figurë që mund të ketë mbështetje konsensuale.

Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa çështja e presidentit mbetet në qendër të diskutimeve politike.

Për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor.Dhe ajo rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri deri në fillim të shtatorit.

Vendi është me ushtruese të detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, që kur Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në prill.

Haxhiu, sipas Kushtetutës mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj, pra deri më 4 tetor.

Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë e çfarë ndodh nëse përfn kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri.LVV-ja dhe LDK-ja, pas dështimit të bisedimeve për bashkëpunim qeveritar, kanë mbajtur tri takime ku kanë biseduar për një marrëveshje të mundshme për presidentin e ardhshëm, por nuk kanë treguar se kush janë kandidatët e mundshëm.

Partia e Kurtit i fitoi 53 mandate në zgjedhjet e fundit dhe, së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë, i ka votat e mjaftueshme, për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re.

Megjithatë, duhet prania e 80 deputetëve në Kuvendin nga 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në për çështjen e presidentit, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë. 'Presidenti' mban peng Kosovën, del emri që ka marrë pëlqimin e Kurtit dhe Abdixhikut si kandidat

31 Gusht, 08:45 bekim sejdiu marrëveshja në kosovë images image Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Deputetë të PDK-së dhe AAK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë, thirrje Kurtit: Të vijë në Kuvend e të krijojë institucionet! 31 Gusht 2026, 10:4110:41Kosova 'Presidenti' mban peng Kosovën, del emri që ka marrë pëlqimin e Kurtit dhe Abdixhikut si kandidat 31 Gusht 2026, 08:4508:45Kosova Në Kosovë s’ka “Eureka”, Presidenti mbetet kryefjala e ngërçit politik 30 Gusht 2026, 19:1819:18Kosova Kurti dhe Abdixhiku ende pa marrëveshje për Presidentin, LVV-ja kërkon garanci për votat e PDK-së 30 Gusht 2026, 16:4016:40Kosova Albin Kurti thirrje Serbisë: Hapni arkivat për të zbardhur fatin e të zhdukurve 30 Gusht 2026, 14:5914:59Kosova PDK dhe AAK sërish në Kuvend: Kurti po bllokon shtetin dhe po nënshtron qytetarët e Kosovës 30 Gusht 2026, 13:0513:05Kosova