Lajme Zone
Nga paratë në apartament, te udhëtimi në Shqipëri dhe takimet me Ramën, çfarë kishte rrëfyer ish-partnerja e McGonigal?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nga paratë në apartament, te udhëtimi në Shqipëri dhe takimet me Ramën, çfarë kishte rrëfyer ish-partnerja e McGonigal?

Në tre vitet përpara vdekjes së saj, Guerriero ishte intervistuar disa herë ekskluzivisht nga “Daily Mail”, duke treguar detaje nga marrëdhënia me McGonigal dhe dyshimet që, sipas saj, nisën të lindnin gjatë kohës që ishin bashkë.

Guerriero, dëshmitare kyç në dosjen "McGonigal" “Daily Mail” kishte intervistuar disa herë Allison Guerrieron për marrëdhënien me ish-zyrtarin e FBI-së. Ajo tregonte se gjatë lidhjes McGonigal udhëtoi në Shqipëri dhe se më vonë gjeti në apartament një çantë me 80 mijë dollarë... Vdekja e Allison Guerrieros ka rikthyer në vëmendje edhe rrëfimet që ish-partnerja e Charles McGonigal kishte bërë gjatë viteve të fundit për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, udhëtimet e tij në Shqipëri dhe paratë që ajo pretendonte se kishte gjetur në apartamentin ku jetonin në Brooklyn.

Në tre vitet përpara vdekjes së saj, Guerriero ishte intervistuar disa herë ekskluzivisht nga “Daily Mail”, duke treguar detaje nga marrëdhënia me McGonigal dhe dyshimet që, sipas saj, nisën të lindnin gjatë kohës që ishin bashkë.

McGonigal e kishte shtëpinë familjare në Chevy Chase, Maryland, por pas emërimit në New York në vitin 2016 nga drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, jetonte edhe në një apartament me nënqira në Park Slope, Brooklyn. Denoncoi lidhjet e tij me Ramën, gjendet e pajetë ish-partnerja e McGonigal!

31 Gusht, 21:22 Guerriero tregonte se kishte besuar se McGonigal ishte ndarë nga bashkëshortja dhe po shkonte drejt divorcit. Për këtë arsye, ajo ishte zhvendosur në apartamentin e tij në Park Slope.

“Ai më thoshte se ajo ishte një nënë e shkëlqyer, por se martesa kishte marrë fund dhe se të dy po vazhdonin jetën e tyre”, kishte rrëfyer Guerriero.

Sipas saj, gjatë kohës që ishin bashkë, McGonigal nuk e mbante të fshehtë marrëdhënien. Guerriero pretendonte se ai e kishte marrë madje edhe në zyrën kryesore të FBI-së në Manhattan, ku ua kishte prezantuar personave të tjerë si të dashurën e tij.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe shfaqet edhe Shqipëria.

Sipas “Daily Mail”, McGonigal zhvilloi një udhëtim në Shqipëri në vitin 2017, kur ishte ende në marrëdhënie me Guerrieron. Ajo kishte treguar gjithashtu se McGonigal i kishte propozuar ta shoqëronte në një takim me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Por një nga episodet më të rëndësishme që Guerriero kishte rrëfyer lidhej me një shumë të madhe parash që ajo pretendonte se kishte gjetur në apartamentin e tyre në Brooklyn.

Në fillim të tetorit, çifti kishte planifikuar një darkë për ditëlindjen e Guerrieros. Sipas saj, darka fillimisht ishte anuluar pasi drejtori i atëhershëm i FBI-së, Christopher Wray, kishte mbërritur në qytet dhe McGonigal duhej të merrte pjesë në takime.

“Prandaj dolëm më 5, 6 ose 7 tetor”, kishte treguar ajo.

Kjo periudhë merr rëndësi për shkak të një fakti të dokumentuar më vonë në dosjen penale amerikane. Sipas dokumenteve të gjykatës, më 5 tetor McGonigal mori 80 mijë dollarë nga një person i përshkruar si ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare, në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York. Detaje nga vdekja e ish-partneres së McGonigal, Guerriero mesazhet e fundit i pati me lobistin e Trump; zbardhet dëshmia e të atit

31 Gusht, 21:46 Guerriero thoshte se nuk kujtonte ndonjë episod gjatë darkës që mund ta lidhte drejtpërdrejt me dorëzimin e parave. Megjithatë, pasi mësoi më vonë për dosjen, ajo kishte nisur të pyeste veten nëse darka mund të kishte shërbyer si një lloj mbulese.

Disa javë më vonë, sipas rrëfimit të saj për “Daily Mail”, ajo bëri një zbulim në apartament.

Guerriero pretendonte se gjeti një çantë me atë që më vonë besonte se ishin 80 mijë dollarë, në kartëmonedha 100-dollarëshe të mbështjella me kujdes.

“Mendova se ishin ato që ne i quajmë ‘flash rolls’, para që mund t'i jepen një informatori apo agjenti të infiltruar për të vazhduar operacionin në terren”, kishte treguar Guerriero.

Sipas saj, paratë ndodheshin në një qese plastike të zezë me shkrime ngjyrë ari dhe nuk ishin fshehur në ndonjë vend të veçantë, por ndodheshin pranë derës kryesore.

Kur ajo e pyeti për origjinën e parave, sipas rrëfimit të Guerrieros, McGonigal i tha se i kishte fituar duke vënë bast në një ndeshje bejsbolli.

Guerriero kishte deklaruar se në atë moment dyshimet e saj nisën të shtoheshin.

Po ashtu ajo ka folur dhe për lidhjet e tij me kryministrin shqiptar, Edi Rama. "E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq. Ai më thoshte se shkonte në Tiranë të punonte atje me agjencitë ligjzbatuese. Ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA, për të ndarë aleatin e SHBA, Shqipërinë. Dhe më thoshte se punonte shumë afër me Ramën. Dhe mbi të gjitha ishte dhe nën mbikëqyrjen e drejtorit të FBI", shprehej ajo.

Marrëdhënia mes tyre përfi në prag të Krishtlindjeve të vitit 2018. Sipas Guerrieros, McGonigal i kishte pranuar se nuk do të divorcohej nga bashkëshortja.

“Ai më tha se do të qëndronte i martuar dhe se ne po ndaheshim. Unë i thashë: Çfarë dreqin kishim bërë atëherë gjatë 18 muajve të fundit?”, kujtonte ajo.

Tre muaj përpara ndarjes, McGonigal ishte larguar nga FBI-ja. Më vonë ai mori një pozicion drejtues në sektorin e sigurisë së një banke, me një pagë të raportuar prej 850 mijë dollarësh në vit. Nga darka 10 mijë dollarë, te qeset me para, flet sërish ish e dashura e McGonigal: Çfarë di për lidhjet me Ramën

25 Janar, 21:51 Por fundi i marrëdhënies personale do të shënonte edhe fillimin e denoncimeve të Guerrieros.

Ajo tregonte se, pasi kaloi javë dhe muaj duke rikujtuar ngjarjet e kohës kur kishte jetuar me McGonigal, në vitin 2019 kontaktoi persona që njihte brenda FBI-së dhe u tregoi dyshimet e saj.

“Pasi Charlie dhe unë u ndamë, kalova javë dhe muaj duke i rikthyer të gjitha ngjarjet në mendjen time”, kishte deklaruar Guerriero.

Përfundimi në të cilin ajo thoshte se kishte arritur ishte shumë i rëndë.

“Më shkoi në mendje: ky njeri është tradhtar. Ai po merrte ryshfete për të shitur ndikimin e tij. Po merrte ryshfete për të punuar me Oleg Deripaskën, të cilin më kishte ftuar ta takoja në Vjenë kur ne ishim ende bashkë”, pretendonte ajo.

Guerriero shprehej gjithashtu e zhgënjyer me reagimin që, sipas saj, kishte marrë kur tentoi të paralajmëronte FBI-në.

“Sa herë që përpiqesha të flisja me FBI-në për këtë, ata nuk donin të dëgjonin. I tregova ish-shefit të tij, u tregova personave të tjerë në nivelet e larta drejtuese dhe askush nuk bëri asgjë”, kishte deklaruar ajo.

“FBI-ja dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk donin të dëgjonin se ylli i tyre ishte komprometuar”, pretendonte Guerriero.

McGonigal u arrestua në janar të vitit 2023. Dosja e tij do të merrte një vëmendje të veçantë edhe në Shqipëri për shkak të kontakteve dhe udhëtimeve të tij në vend, përfshirë takimet me kryeministrin Edi Rama, si dhe për pagesat e lidhura me Agron Nezën, shqiptaro-amerikanin e identifikuar në dokumentet e çështjes amerikane.

Rrëfimet e Guerrieros marrin sot një tjetër vëmendje pas vdekjes së saj në Florida. Megjithatë, deri tani policia e Boynton Beach ka deklaruar se nuk ka konstatuar shenja të një akti kriminal, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet në pritje të përcaktimit nga mjekësia ligjore.

Babai i saj ka deklaruar gjithashtu se, nga sa dinte, vajza nuk kishte shfaqur shqetësim se dikush kërkonte ta dëmtonte dhe se ai vetë nuk kishte arsye ta konsideronte vdekjen të dyshimtë. Familja është në pritje të raportit të autopsisë. /Pamfletimcgonigal guerriero Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Detaje nga vdekja e ish-partneres së McGonigal, Guerriero mesazhet e fundit i pati me lobistin e Trump; zbardhet dëshmia e të atit 31 Gusht 2026, 21:4121:41Rajoni dhe Bota Denoncoi lidhjet e tij me Ramën, gjendet e pajetë ish-partnerja e McGonigal! 31 Gusht 2026, 21:2021:20Rajoni dhe Bota Trupi i Ratko Mladić mund të mos dërgohet në Serbi, mund të varroset në Hagë 31 Gusht 2026, 20:2820:28Rajoni dhe Bota Tensionet SHBA-Iran në pikë kritike, Trump paralajmëron Teheranin: Do t’i godasim fort! 31 Gusht 2026, 19:2019:20Rajoni dhe Bota Putin flet për fundin e luftës në Ukrainë: Po ecim përpara në këtë rrugë! 31 Gusht 2026, 18:4018:40Rajoni dhe Bota Irani sulmon Netanyahun: Është “gjarpri” që manipuloi SHBA-në për ta futur në luftë kundër nesh 31 Gusht 2026, 18:2818:28Rajoni dhe Bota