Lajme Zone
Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, lirohet nga qelia Kristi Bixheku
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, lirohet nga qelia Kristi Bixheku

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut pjesë e grupit të Laert Haxhiur me arsyetimin se ai kishte përfunduar dënimin e dhënë nga shkalla e parë.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut pjesë e grupit të Laert Haxhiur me arsyetimin se ai kishte përfunduar dënimin e dhënë nga shkalla e parë.

Apeli ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kristi Bixhekut, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit.

Bixheku ndodhej në masën “arrest në burg”, të caktuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit në tetor të vitit 2023 dhe të vlerësuar më pas nga Gjykata e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 227 të vitit 2023. Me vendimin e fundit, gjykata ka konstatuar se masa e sigurimit personal është shuar dhe ka urdhëruar lirimin e Kristi Bixhekut, nëse ndaj tij nuk ka ndonjë dënim tjetër penal me burgim.

Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Krisiti BixhekuLaert Haxhiu