Blloku, një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, po kthehet në një kurth për qytetarët. Rrugë të çara, gropa të lëna hapur dhe hekurishte të ekspozuara në mes të kalimit, ndërsa njerëzit përballen çdo ditë me rrezikun për t’u rrëzuar apo dëmtuar.
Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar situatën, duke e cilësuar gjendjen e rrugës si alarmante.
“Tmerr rruga që po bëhet në Bllok. Pafund njerëz që përfjnë në spital për shkak të gropave të lëna të hapura. Mos flasim për hekurat”, shkruan ai.
Dhe nëse gropat nuk mjaftojnë, në rrugë janë lënë edhe hekurishte të ekspozuara, duke e bërë çdo hap të pakujdesshëm potencialisht të rrezikshëm. Një pengesë e vogël për institucionet, por një rrezik real për qytetarin që mund të përfjë në tokë.
Sa duhet të presim? Derisa dikush të plagoset rëndë?
Është e papranueshme që në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, qytetarët të detyrohen të ecin duke parë ku vendosin këmbën, ndërsa gropat dhe hekurat qëndrojnë aty, të hapura dhe pa siguri.
Nëse rruga hapet për punime, ajo duhet të sigurohet, sinjalizohet dhe rikthehet në gjendje të kalueshme. Në të kundërt, ajo që sot duket si një gropë në rrugë, nesër mund të kthehet në një aksident me pasoja shumë më të rënda.
Blloku nuk është pistë pengesash. Është rrugë ku kalojnë njerëz. Kush mban përgjegjësi për këtë situatë?
