Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Uljan Shpatarakut, në makinën e të cilit u kap biznesmeni Ergys Agasi. Kur është marrë në pyetje, Shpataraku ka pretenduar se nuk e njihte Agasin dhe se e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit. Shpatarku pretendon se Agasi i ka bërë shenjë (autostop) dhe kur ka hipur në makinë i prezantuar me emrin ‘Berti’. “Deklaroi se, gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person i kishte bërë shenjë dhe ai e kishte marrë në makinë. Deklaroi se më pas, gjatë rrugës, ishin ndaluar nga policia dhe ishin dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shpjegoi se gjatë rrugës kishte zhvilluar bisedë me Agasin dhe se ky i fundit i kishte thënë se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Deklaroi se në atë moment nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për Ergys Agasin”, thuhet në dosje. LEXO edhe...Berisha 'zbulon' një tjetër histori rozë të Vlora Hysenit? ''Bashkëjetonte me Ron Yeffet, e ka deklaruar vetë''! Por anëtarët e Komisionit e përgënjeshtrojnë (VIDEO) I pyetur se si ishte e mundur që nuk e kishte njohur Agasin, Shpataraku është përgjigjur: “Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka”, ka deklaruar Shpataraku. Megjithatë, raporti i vëzhgimit i policisë paraqet një panoramë tjetër. Sipas dosjes, në orën 11:59 Audi A6 që drejtohej nga Shpataraku është parë duke hyrë në kompleksin e vilave në Durrës ku policia kishte lokalizuar Agasin. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 12:02, automjeti është parë duke dalë nga parkimi nëntokësor dhe në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej një person që dyshohej se ishte Agasi. Makina është mbajtur nën vëzhgim drejt Elbasanit dhe, kur është ndaluar në kthim pranë Plepave, në sediljen e pasagjerit është konstatuar pikërisht Ergys Agasi. Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al uljan shpataraku ergys agasi dosja akshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.6% Vota total: 3905 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

