Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, plagoset rëndë një person


Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier.

Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier.

Një automjet tip “Ford” që udhëtonte në drejtim të Lushnjes është përplasur me barrierën e autostradës në afërsi të fshatit Savër.

Në mjet udhëtonin dy persona. Si rezultat i përplasjes drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të shumta. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Përplasja me barrierat pothuajse e ka copëtuar automjetin. Një prej gomave ka mbetur në pikën e përplasjes kurse e automjeti ka lëvizur edhe për 100 metra përpara se të ndalej.

Ndërkaq, aksidenti tjetër ndodhi po në këtë autostradë në një distancë prej disa qindra metrash, pak minuta më vonë, kur mjeti tip “Fiat” me të cilin udhëtonin dy turiste franceze është përplasur nga pas nga një kamionçinë.

Si rezultat i përplasjes ka vetëm dëme materjale kurse turistet kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin e aksidenteve dhe zbardhjen e shkaqeve të tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Aksidentlushnje fier