Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila pezulloi vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqësore. Këshilli i Përgjithshëm pritet të shqyrtojë situatën e krijuar dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm të avokatëve, nëse do të vijojnë bojkotin apo do t’i rikthehen pjesëmarrjes në proceset gjyqësore në GJKKO. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Dhoma e Avokatise

