Ministria e Drejtësisë u ka kthyer përgjigje zyrtare deputetëve të Partisë Socialiste, Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt, lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të kryejë inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve, të realizuara gjatë 11 ditëve të fundit. Kontrolli synon të verifikojë procedurat dhe rrethanat në të cilat janë kryer këto transferime, përfshirë edhe atë të Erion Veliajt. Pritet tashmë përgjigjja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila do të raportojë për rezultatet e inspektimit dhe verifikimet e kryera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

