Lajme Zone
I dënuar në Itali me mbi 7 vite burg për veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, pritet ekstradimi
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar në Itali me mbi 7 vite burg për veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 38-vjeçar i dënuar në Itali me 7 vite, 3 muaj e 15 ditë burg për disa vepra penale, është arrestuar në Vlorë.

Një 38-vjeçar i dënuar në Itali me 7 vite, 3 muaj e 15 ditë burg për disa vepra penale, është arrestuar në Vlorë. Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka shpallur fajtor për trafik droge, zhvatje, tentativë zhvatjeje, falsifikim dokumentesh dhe vepra të tjera penale.

Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe mbi 6 vite burg, ndërsa pritet ekstradimi drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Target 1”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për disa veprimtari kriminale, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Target 1”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Vlorës, shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.

Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.e Top Channel