Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e stome në GJKKO pa avokat. Ai ka seancën paraprake të dosjes së SASPAK. I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nëse është me avokat apo jo, ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se “avokati ishte dje”.
Hoxha e pyet nëse mungesa e avokatit ka lidhje me bojkotin, Beqaj thotë se nuk e di.
“Kanë patur një mbledhje, nuk e di çfarë ka ndodhur”.
Ish-ministri u shpreh se sot ishte në lidhje me dosjen SASPAK.
Beqaj akuzohet se ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Top Channel

