Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Takohuni me ‘bazën’, sqarojini për…”/ Përfundon takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, zbardhet detajet nga mbledhja e socialistëve


Ka përfunduar pas rreth një orë e 30 minutash takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, i zhvilluar në Kryeministri.

Ka përfunduar pas rreth një orë e 30 minutash takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, i zhvilluar në Kryeministri. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi se në fokus të diskutimeve kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë që të zhvillojnë takime në bazë, për të shpjeguar masat dhe parashikimet që përmbajnë projektbuxheti dhe paketa fiskale. Kryeministri ka udhëzuar përfaqësuesit e qeverisë dhe të Partisë Socialiste që të komunikojnë me strukturat dhe qytetarët në qarqe, duke bërë të njohura detajet e dokumenteve financiare për vitin e ardhshëm. Takimi vjen në një moment kur Tirana vijon të jetë e përfshirë nga protestat studentore, të cilat sot kanë hyrë në ditën e 18-të. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb