Ky entuziazëm i disa deputetëve të PS-së, kur postojnë imazhin e Balliut në Lanë, më duket një budallallëk dhe një bumerang politik. Më kujton ëndrrën e Saliut për ta tërhequr Edi Ramën zvarrë në Lanë. Emri, sigurisht, ka rëndësi. LEXO EDHE:Protesta e dhunshme në Tiranë, një personi i bie të fikët! Ambulanca i shkon në ndihmë Dhe Balliu nuk është as Rama, as vetë Saliu. Por më i rëndësishëm është modeli që promovon. Po legjitimon ‘zgjidhjet’ e rrugës në raport me zgjidhjet politike. Zgjidhjet e rrugës dhe të turmave nuk do të mjaftohen vetëm me kokën e Ramës, të cilën kërkojnë aktualisht. Prania besnike është një ofertë amatore dhe jo një reflektim serioz e i përgjegjshëm. Çlirojeni Kushtetutën nga 21 Prilli berishian i vitit 2008, garantoni veprimin e drejtësisë për këdo, pavarësisht nga emri apo hierarkia, ndryshoni sistemin zgjedhor për të kapërcyer ngërçin e pabarazisë së shanseve, rivendosni demokracinë në funksionimin e partisë, shërojeni administratën nga korrupsioni etj.! Nëse zgjidhjet politike bëhen të pamundura, atëherë viti 1997 do të duket si një ëndërr e bukur. Turma e sotme nuk është ajo e viteve ’90. Situata ndërkombëtare nuk është ajo e vitit 1997. Evropa tashmë është përfshirë nga trazira, probleme dhe pikëpyetje të mëdha dhe nuk e ka luksin e atij viti. SHBA-ja nuk foli mbrëmë për të mbështetur një parti apo një individ, por për të mbrojtur Shqipërinë nga kaosi, ndikimet e huaja hakmarrëse dhe delegjitimimi i procesit politik. Mos lejoni që, në mungesë të reflektimit dhe reformave serioze, turma të kthehet në polici morale mbi ju dhe shumicën qytetare, duke urdhëruar nesër jo thjesht mënyrën e shprehjes së mendimit, por vetë mendimin. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: petro koçi proteste protestat kunder qeverise sali berisha edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3699 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

