Lajme Zone
Përtej “kontestimit” të Vullnet Sinajt dhe Erion Braçes; cila është loja e Ramës?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Përtej “kontestimit” të Vullnet Sinajt dhe Erion Braçes; cila është loja e Ramës?

Reforma administrativo-territoriale që po shkon në Kuvend për votim nuk është gjë tjetër veçse piloti kamikaz i Edi Ramës.

Foto Ilustruese / Reforma kamikaze e Kryeministrit, kurthi për të zbuluar “tradhtarët”... Ndarja e re territoriale shkon në Kuvend pa konsensus politik dhe publik. Kryeministri kërkon të testojë grupin socialist, të identifikojë kundërshtarët dhe t’u tregojë gjermanëve se ende kontrollon mazhorancën. Reforma administrativo-territoriale që po shkon në Kuvend për votim nuk është gjë tjetër veçse piloti kamikaz i Edi Ramës.

Ajo nuk lidhet as me kushtet e Bashkimit Europian dhe as me ndonjë dëshirë të madhe të mazhorancës për të modernizuar pushtetin vendor. E gjithë kjo duket si një manovër politike për të provuar, ose më saktë për të provokuar, deputetët që Rama dyshon se mund t’i dalin kundër.

Kreu i mazhorancës ka kohë që i druhet një komploti të brendshëm në grupin parlamentar, të cilin ende nuk po arrin ta deshifrojë. Qarkullojnë disa versione, sipas të cilave ai ka marrë informacione se më shumë se 17 deputetë socialistë mund ta tradhtojnë në një votim vendimtar.

Prova me ligjin për pagat e magjistratëve, të cilin qeveria e përgatiti në kohë rekord dhe e dërgoi me shpejtësi në Kuvend, ku siguroi 84 vota, duket se nuk e ka qetësuar Ramën. Ai vazhdon të dyshojë se brenda grupit parlamentar vepron një klan i lidhur me interesat gjermane dhe kërkon ta nxjerrë në dritë.

Pikërisht për këtë arsye urdhëroi futjen me shpejtësi të reformës administrativo-territoriale në procedurë parlamentare.

Reformën e kundërshton opozita. E kundërshtojnë qytetarët e bashkive që pritet të shkrihen dhe disa zëra brenda mazhorancës. Për të nuk ka marrëveshje politike, dakordësi ndërkombëtare apo proces real konsultimi.

Ramës nuk i prish shumë punë nëse reforma miratohet apo rrëzohet. Në thelb, nuk ka rëndësi nëse Shqipëria do të ketë 61 apo 46 bashki, për sa kohë pushteti vendor nuk gëzon autonomi reale dhe qeveria kontrollon fondet.

Edhe kundërshtimet e Vullnet Sinajt dhe Erion Braçes duken më shumë të kontrolluara sesa reale. Të dy kanë qenë të zëshëm dhe herë pas here kritikë, por asnjëri nuk njihet si kundërshtar politik i Edi Ramës apo si pjesë e Flamingove.

Me këtë manovër, kryeministri synon dy gjëra. Së pari, të provokojë deputetët që dyshon se janë rreshtuar me kundërshtarët e tij brenda PS-së. Së dyti, edhe nëse askush nuk del kundër, t’u tregojë rivalëve ndërkombëtarë se vazhdon të kontrollojë 84 vota në Kuvend.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se, gjatë një mbledhjeje të fundit me drejtues politikë dhe vendorë, Rama ka deklaruar se do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme nëse mazhoranca humbet 84 votat.

Për këtë arsye, ai po përdor Kuvendin si poligon prove, duke dërguar çdo dy ose tri javë një projektligj me peshë politike dhe duke numëruar votat.

Nëse reforma territoriale rrëzohet, rriten gjasat që Shqipëria të shkojë vitin e ardhshëm në zgjedhje të përbashkëta vendore dhe parlamentare. Rama, megjithatë, nuk duket se synon ta zgjidhë situatën me dorëheqje. Ai mund të krijojë një krizë në çastin e fundit dhe të qëndrojë në detyrë gjatë procesit zgjedhor.

Ky mbetet një teknikalitet përballë manovrës kryesore, e cila është tërësisht politike.

Taulant Balla mund të jetë kryetar i grupit parlamentar, por nuk kontrollon dot masën e interesave dhe të lobeve që qëndrojnë pas 84 mandateve. Ai shërben vetëm si zëri i Edi Ramës për manovrën e radhës.

Rama po luan fort, sepse shpreson të dobësojë faktorët që veprojnë kundër tij dhe me të cilët negocion pa ndërprerje. Në këtë kuptim, edhe reforma administrativo-territoriale shërben si mjet negocimi me gjermanët.

Me reformën vetë ka pak lidhje. Është një lojë muskujsh politikë./Pamfletivullnet sinaj erion braçe loja e edi ramës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Veliaj tjetër mesazh të fortë, rikthen Sara Goxhajn; Sadi Vorpsi nënkryetar bashkie 5 Tetor 2026, 22:4822:48Politike Aktivisti i 'mbyll derën' Berishës: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo kreun e PD dhe deputetët e tij 5 Tetor 2026, 22:2022:20Politike Arben Shehu hap dosjet që djegin “malavitën”, KLSH nën presionin e interesave korruptive me paratë e shqiptarëve 5 Tetor 2026, 21:3021:30Politike Përplasja për Territorialen, Braçe i përgjigjet kërcënimit të Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS! 5 Tetor 2026, 19:5719:57Politike “Kujt i thua të qelbur?”/ Përplasje e fortë te Ligjet pas deklaratës së Olsi Komicit 5 Tetor 2026, 18:5518:55Politike "Më të fortë së bashku", Eric Wendt takon Nufin: Forca e aleancës sonë dëshmohet me veprime konkrete 5 Tetor 2026, 17:2817:28Politike