Foto Pamfleti / Kryeministri ndërton marrëdhënie të fshehta herë me Erdoganin dhe herë me Izraelin, ndërsa përplasja e shërbimeve të huaja rrezikon ta kthejë vendin në territor proxy dhe politikën shqiptare në kukull të interesave të tyre... Shqipëria është kthyer në fushëbetejën e dy faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, Izraelit dhe Turqisë. Kjo përplasje prek thuajse çdo sektor të vendit dhe, pak kohë më parë, goditi edhe drejtimin e shërbimit sekret shqiptar.
Vlora Hyseni ishte viktimë, në kuptimin e plotë të fjalës, e përplasjes ndërmjet MIT-it turk dhe Mossad-it izraelit. E gjithë intriga me Gysin, sado banale të duket në pamje të parë, përmban shumë prej metodave të improvizuara të spiunazhit.
Mediat e lidhura me Turqinë e Erdoganit në Shqipëri përpiqen çdo ditë të mbjellin farën e antisemitizmit, e cila deri tani nuk ka gjetur terren në shoqërinë shqiptare. Ato përsërisin pa pushim të njëjtën narrativë, ndërsa mbështesin dhe nxisin emisione televizive që përhapin këtë version nëpërmjet njerëzve që financojnë.
Tashmë gjithçka zhvillohet hapur. Çdo ditë shohim shenjat e një cikloni interesash, të cilin pak njerëz përpiqen ta kuptojnë dhe ta shpjegojnë.
Greqia, fqinji ynë jugor dhe anëtar i Bashkimit Europian, përbën një nga aleatët më të afërt të Izraelit. Megjithatë, ajo nuk po përjeton të njëjtën luftë të brendshme që po zhvillohet në Shqipëri.
Kjo betejë mund të prodhojë ngjarje dhe drama të rënda. Brenda saj gjenden rreziqe të mëdha, por edhe disa favore.
Përplasja e ka vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes së disa fuqive botërore. Kjo vëmendje përbën një avantazh dhe i jep vendit një peshë të konsiderueshme. Historia, megjithatë, na mëson se Shqipëria e ka përjetuar shpesh këtë lloj përplasjeje. Fuqitë e huaja e kanë prerë territorin tonë me thikë, si një tortë ditëlindjeje.
Interesi buron nga pozicioni strategjik i Shqipërisë në Mesdhe dhe nga afërsia me dy prej ngushticave më të rëndësishme për tregtinë detare.
Kjo vëmendje dhe kjo përplasje ndikimesh rrezikojnë ta fusin vendin në një polarizim fatal, të ngjashëm me atmosferën që Ismail Kadare përshkruan te “Viti i mbrapshtë”.
Një Haxhi Qamil i kohëve moderne do të ishte i frikshëm. Modelet e Esat Pashës apo Princ Vidit i përkasin një kohe tjetër.
Sovraniteti, i konsoliduar gjatë më shumë se një shekulli pavarësi, përbën mbrojtjen kryesore të vendit. Rreziku vjen nga politika, e cila mund të kthehet në vegël të kësaj lufte. Nëse partitë dhe drejtuesit politikë pranojnë rolin e ndërmjetësve të interesave të huaja, ata shndërrohen në kukulla të të tjerëve dhe pushojnë së përfaqësuari vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Në një shtet normal, partitë bashkohen kur preken çështjet kombëtare. Vetë Turqia dhe Izraeli, dy vendet që ndodhen sot në qendër të kësaj përplasjeje, veprojnë kështu kur rrezikohen interesat e tyre strategjike.
Në Shqipëri, përgjegjësinë kryesore e mban Edi Rama. Një ditë shfaqet në krah të Erdoganit, ndërsa të nesërmen afrohet me Izraelin, pa i dhënë askujt shpjegime për orientimin dhe marrëveshjet që ndërmerr.
Marrëdhëniet strategjike kërkojnë debat publik, transparencë dhe kontroll institucional. Shqipëria nuk mund t’ua lërë faktorëve të huaj vendimmarrjen për interesat e saj.
Ndikimi i Turqisë dhe Izraelit do të vazhdojë. Asnjëri prej tyre, megjithatë, nuk duhet ta përdorë Shqipërinë si terren për përplasjet e veta. Kjo duhet të jetë vija e kuqe e shtetit shqiptar./Pamfletishqipëria mossadi mit-i loja e rrezikshme e edi ramës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Republika e videove erotike 5 Tetor 2026, 11:3511:35Editorial A do t’i mbijetojë Amerika Trumpizmit? 4 Tetor 2026, 13:5313:53Editorial Ron Yeffet dhe “sëmundja” e vjetër e Edi Ramës 3 Tetor 2026, 14:2414:24Editorial Kur teknologjia bie në duart e barbarëve 2 Tetor 2026, 12:4212:42Editorial Grahmat e fundit të malavitës 1 Tetor 2026, 11:1311:13Editorial Shakaxhiu i Integrimit 30 Shtator 2026, 12:2712:27Editorial

