Lajme Zone
Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit
PolitikëBalkanWeb

Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e këtij institucioni, akademikun dhe kardiologun Željko Reiner.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e këtij institucioni, akademikun dhe kardiologun Željko Reiner. Gjekmarkaj

Gjatë takimit, Gjekmarkaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Kroacisë lidhur me ish-komandantët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Gjekmarkaj gjatë bisedës përcolli në emër të liderit të opozitës, Sali Berisha, përshëndetjet për kryeministrin kroat Andrej Plenković, të cilin e cilësoi si kryetar të një partie të qendrës së djathtë dhe aleate në Partinë Popullore Europiane. Një pjesë e diskutimit iu kushtua zhvillimeve politike në Shqipëri. Gjekmarkaj tha se ngriti shqetësime lidhur me zgjedhjet, të cilat, sipas tij, janë kontestuar edhe nga OSBE/ODIHR. Ai deklaroi se në vend vijon një klimë protestash dhe pakënaqësie, ndërsa opozita, sipas tij, është përjashtuar nga jeta institucionale dhe nga diskutimet për reforma, përfshirë reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Nënkryetari i Kuvendit ben te ditur se diskutoi për shqetësimet e tij lidhur me drejtësinë, duke vlerësuar se zhvillime të tilla ndikojnë në rrugën europiane të Shqipërisë. Në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet historike dhe lidhjet kulturore shqiptaro-kroate. Gjekmarkaj veçoi traditën e shkollave françeskane të Livnos dhe ndikimin e tyre në formimin e disa prej figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare, mes tyre At Gjergj Fishta dhe At Shtjefën Gjeçovi.

Biseda preku gjithashtu kontributin e albanologut kroat Milan Šufflay, rolin e Universitetit të Zagrebit në formimin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, si dhe historinë e arbëreshëve dhe praninë shqiptare në Kroaci.

Në përfundim të takimit, Gjekmarkaj ftoi nënkryetarin e Parlamentit kroat, Željko Reiner, për një vizitë në Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb