Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i shoqëruar nga deputeti Klevis Balliu, po mban një konferencë për mediat nga selia blu. “Armë dhe drogë, janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. Të dhëna të pa kundërshtueshme faktojnë se padrinoja apo kreu i narkoshtetit Edi Rama është kujdeur në maksimum që fitimet e tij të kenë sigurinë tregtinë e armëve dhe kontrabandën e tyre.
Historia e të famshmit Ron Yeffet, është histori personale e Edi Ramës. Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive, si përfaqësues Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese. Qytetari digjital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fantaksur sepse nuk e besonte kurrë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Ramën dhe 3 herë Linda Ramën, por nuk iu përgjigj njeri. Këto janë çështje të drejtësisë e do t’i verifikojë ajo”, tha ai. vijon/… © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
