Personat që janë përfshirë në episodet e dhunshme gjatë protestave kundër qeverisë janë paguar për të krijuar pasiguri dhe për ta detyruar qeverinë të tërhiqet. Kështu deklaroi nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste në Elbasan, Evis Kushi, e cila në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV tha se mazhoranca disponon informacione për përfshirjen e krimit të organizuar dhe ndërhyrje të huaja në rrjetet sociale. Këto pretendime ajo i paraqiti si të dokumentuara, por gjatë deklaratës së dhënë nuk paraqiti prova konkrete. “Patjetër që në protestë ka pasur studentë dhe qytetarë të tjerë, por duhet të ndajmë të dhunshmit nga qytetarët e tjerë të lirë që në mënyrë paqësore dhe në të drejtën e tyre kushtetuese protestojnë për kërkesat e tyre. Ne kishim dyshime dhe informacione për këtë pjesë të dhunshme të protestës, por sot e kemi të dokumentuar që këta persona janë paguar dhe angazhuar për të krijuar këtë pasiguri, klimë terrori dhe për ta bërë qeverinë që të zmbrapset. Ne tani kemi dhe shumë informacione të tjera që do t'i japim çdo ditë, që qytetarët të informohen çfarë ka ndodhur. Që nga viti 2022, pjesa më e madhe e institucioneve publike ishin objekt i sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga Irani. Edhe krimi i organizuar e ka sponsorizuar pjesën e dhunës, por ka dhe ndërhyrje të huaja të fokusuara shumë në rrjetet sociale. Është një dhunë dhe një gjuhë urrejtjeje e madhe në rrjetet sociale, por edhe në media e bulevard”, u shpreh ajo. LEXO edhe...Vetëm një protestues para Kryeministrisë! Bulevardi boshatiset në ditën e 11-të të protestave Kushi u ndal edhe te përplasjet në Kuvend gjatë seancës së së enjtes, për të cilat fajësoi Sali Berishën dhe deputetët e opozitës. Sipas saj, pamjet e dhunës në Parlament janë një shembull i keq për fëmijët dhe të rinjtë. “Është shembulli më i keq që mund t’i ofrohet brezit të ri, fëmijëve dhe minorenëve, ato pamje që ndodhën në Kuvend”, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit. Kushi tha se mazhoranca nuk i mohon problemet dhe kërkesat e studentëve por i qëndron idesë se dialogu ndihmon në zgjidhjen e tyre. “Patjetër që ka shumë punë për të bërë. Nuk themi që reformat kanë përfunduar dhe kemi përmbushur kërkesat e studentëve. Ato të 2018-s ishin protesta legjitime dhe kishin kërkesa të qarta dhe qeveria pas dialogut me ta shtoi edhe pika të tjera, duke filluar jo vetëm nga kushtet siç janë konviktet, por edhe çështje thelbësore për arsimin siç janë tarifat, bursat, transparenca, bordet e administrimit. Prandaj ne si mazhorancë duam dialog, se vetëm dialogu çon drejt zgjidhjes dhe nuk i zëvendëson mekanizmat demokratikë dhe kushtetues. Dialogu na vë në tryezë të diskutojmë dhe shkojmë drejt zgjidhjes. Kam dëgjuar që kërkesa e parë është dorëheqja e kryeministrit. Nuk ka një grup që të jetë përfaqësues i kësaj proteste. Ka kërkesa të ndryshme nga grupe të ndryshme. Janë të paqartë në atë çfarë kërkojnë. Megjithatë kjo nuk na bën që të mos reflektojmë apo të mos i dëgjojmë. Ne jemi të hapur për dialog. Ne po reflektojmë ndonëse nuk jemi ulur në tryezë.”, përfi Kushi. Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur prej 4 ditësh Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit por nga ana tjetër ka ndarë protestuesit paqësorë nga ata të dhunshëm duke publikuar fotografitë e 45 personave, të cilët i ka paraqitur si individë me precedentë penalë. Ora 14:29 Debati për arsimin në Report TV, analisti: Të rinjtë ikin se nuk ka meritokraci! Deputetja e PS: Po punojmë për një sistem të bazuar te merita Mungesa e meritokracisë në punësim, që sipas Alban Dacit është një nga arsyet pse të rinjtë largohen nga Shqipëria, u bë temë debati me nënkryetaren e Kuvendit, Evis Kushi, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.Daci kritikoi mungesën e transparencës në konkurse dhe lidhjen e dobët të universiteteve me tregun e punës, ndërsa Kushi tha se po punohet për një sistem më të mirë meritokracie në administratën publike, duke paralajmëruar vlerësim të drejtorëve dhe ndryshime aty ku kërkohet një frymë e re.Për Dacin, problemi nuk është vetëm te kushtet e studimit, për të cilat kërkoi buxhete më të mëdha, por edhe te mundësitë që u ofrohen të rinjve pasi përfjnë universitetin. Ai tha se bashkëpunimi me sipërmarrjen nuk duhet të kufizohet te praktikat formale, por duhet të krijojë mundësi reale punësimi.“Problemi i këtyre të rinjve në Shqipëri është që nuk ka asnjë proces meritokracie në asnjë nivel punësimi. Unë dhe shumë të tjerë kemi përfunduar jashtë dhe jetojmë jashtë se s'ka transparencë për konkurset, meritokracinë dhe punësimin”, tha Daci.Në përgjigje, Kushi tha se synimi është që punësimi dhe karriera në administratë të mbështeten më shumë te merita dhe rezultatet. Ajo bëri të ditur se çdo drejtor do të vlerësohet për punën e bërë, ndërsa ndryshimet do të prekin ato pozicione ku shihet e nevojshme më shumë energji dhe një frymë e re.“Ne duam të kemi një sistem të përmirësuar të meritokracisë, edhe për punësimin në administratën publike, por edhe për karrierën. Për secilin prej drejtorëve do të ketë vlerësim dhe ata që e meritojnë dhe kanë dhënë rezultate do të vazhdojnë. Aty ku pritet më shumë energji dhe një frymë e re do të ketë ndryshime. Ajo që ne po punojmë për të arritur është një sistem i përmirësuar për të garantuar më shumë meritokraci që në momentin e parë të punësimit”, tha Kushi. Share Ora 14:10 'PS duhej të kishte reflektuar më herët', Alban Daci për protestat: Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut! Partia Socialiste ka reflektuar me vonesë për protestat dhe mund ta kishte menaxhuar më mirë situatën gjatë katër muajve të fundit. Kështu mendon analisti Alban Daci, i cili gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, jo vetëm që kritikoi mënyrën si mazhoranca është përballur me protestuesit, por njëkohësisht e cilësoi dialogun si të vetmen rrugëzgjidhje“PS nuk duhej të kishte pritur që të vinte ky moment. Reflektimi i PS është shumë i vonuar. PS duhej të kishte vendosur përfaqësues që të artikulonin mirë linjën e PS. Në katër muajt e protestës kemi parë persona që, në optikën e servilizmit, denigronin protestuesit duke i quajtur sorra. Pra, PS nuk ka ditur ta menaxhojë”, tha Daci.Sipas tij, edhe mënyra si Partia Socialiste ka zgjedhur të komunikojë politikisht nuk ka ndihmuar në krijimin e një ure me protestuesit, madje sipas tij platformat 'Pasqyra”, “Prania Besnike” dhe “Besëlidhja”, "janë zbatuar brenda anëtarësisë dhe militantëve socialistë, por nuk janë negociuar me protestuesit"Daci e sheh ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog si një mundësi që protestuesit të fitojnë peshë në diskutimin politik.“Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër përveç dialogut. Ai faktorizon palën në konflikt, studentët apo protestuesit. Protestuesit, nëse duan të faktorizohen apo që kërkesat e tyre të kthehen në një forcë politike, duhet t’i japin formë organizimit të tyre, të mos kenë fobi e ta quajnë parti politike. Fakti që ne kemi pasur parti politike që ndoshta s’kanë pasur demokraci të brendshme, s’do të thotë që një parti e re do të jetë njëlloj me të tjerat”, u shpreh ai. Share U.D/E.H/ReportTv.al Evis Kushi protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12361 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

