Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Përplasjet te Rruga e Durrësit! Kërkohet me urgjencë ndërhyrja e ambulancës për protestuesit e lënduar nga gazi lotsjellës


Situata dramatike në zonën e Rrugës së Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve mjekësore. Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues kanë shfaqur probleme të rënda frymëmarrjeje dhe lëndime fizike.

Situata dramatike në zonën e Rrugës së Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve mjekësore. Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues kanë shfaqur probleme të rënda frymëmarrjeje dhe lëndime fizike. Në vendngjarje është kërkuar me urgjencë ardhja e ndihmës së shpejtë, ndërsa mjete të ambulancës kanë arritur me shpejtësi në aksin e Rrugës së Durrësit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar. Ekipet mjekësore po japin ndihmën e parë në terren për personat që kanë pësuar asfiksi nga gazi, ndërsa disa prej tyre pritet të transportohen drejt spitalit për mjekim më të specializuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb