Protesta e dhunshme në Tiranë vijon prej katër ditësh. Ndryshe nga ditët e kaluara, ndoshta ndikuar edhe nga lodhja e madhe e ditëve të shkuara deri natën vonë, sot protesta nisi më vonë dhe më e qetë. Protestuesit, pasi marshuan nëpër rrugët e Tiranës, fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku i priti kreu i FNSH për Tiranën, i cili i bëri thirrje të mos sulmojnë policinë dhe se detyra e tyre është të mbrojnë institucionet.
Në rrugën e Durrësit policia kishte arritur të vendosej me shumë forca dhe në pika kyçe, çka ia bëri të pamundur protestuesve të depërtonin dhe të krijonin tension.
Pas afro dy orësh qëndrimi përpara Ministrisë së Arsimit, ku nuk mungoi tensioni me gurë nga protestuesit dhe gaz lotjsellës e ujë me piper në krahun tjetër, të rinjtë vendosën të marshojnë drejt kryeministrisë, ku gjithashtu u përballën me forca të shumta të policisë.
Fillimisht disa të rinj shënjestruan godinën e kryesisë së Kuvendit, duke shkatërruar grilat e saj. Më pas të rinjtë shkatërruan trotuarin dhe me gurët e përftuar sulmuan policinë.
Kjo e fundit kishte zgjedhur strategji ndryshe, duke mos u ekspozuar si zakonisht. Policia vendosej pas autobotëve të ujit dhe përmes ujit me pipër dhe gazit lotjsjellës, mes shkëmbimit të sulmeve, përparoi me taktikën “dy hapa para, një hap pas”.
Falë kësaj strategjie, policia i zmbrapsi protestuesit deri në parkun Rinia. Kjo i acaroi jo pak tubuesit, që pas kësaj u bënë më agresivë, duke sulmuar fillimisht godinën e ish-hotel Dajtit, e më pas duke shkatërruar çfarë gjenin përpara dhe duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.
Gjatë protestës u shënuan jo pak incidente. Një vajzë u godit me granatë gazi lotsjellës në kokë, teksa një protestues u dhunua ashpër nga disa policë te Piramida. Një episod dhune u regjistrua edhe gjatë paradites me një të ri. Në spital u paraqitën edhe disa të mitur, si dhe efektivë policie.
Pas tensionit të madh në rrugët e Tiranës, kur protesta i afrohej fundit, protestuesit dhe policia ndanë disa momente paqeje. Kjo gjendje me siguri do të vijojë deri nesër, kur protestuesit të kthehen sërish, më të freskët dhe me më energji.
Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 16 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria: FOTO/ Mes protestuesve dhe policisë, babai shfaqet me vajzën e vogël në krah
Aktualitet “Jepni dorëheqjen, nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën”/ “Armëpushim” në protestë, të rinjtë debatojnë me oficerin e policisë: Na arrestoni, por mos gjuani kur jemi në tokë
Aktualitet Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare
Aktualitet “26 të arrestuar me shenja dhune në Bllokun e Sigurisë”/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani: Të miturit u morën në pyetje pa prindër dhe psikolog
Aktualitet Agron Shehaj publikon pamjet nga ambienti ku pretendohet se u dhunuan protestuesit: Dhjetëra të rinj, mes tyre edhe të mitur, u mbajtën barkas
Politikë Shtohen incidentet, protestuesit mbledhin stolat plastikë dhe i vënë flakën
Aktualitet Tensionet para Kryeministrisë, polici hedh gur drejt protestuesve, kolegu e ndalon Protestuan gjatë paradites në Vlorë, disa studentë shoqërohen në polici pasi merren nga banesat e tyre
Aktualitet Erald Kapri publikon videon e të riut pas shoqërimit në polici: U terrorizua nga dhuna në furgon
Politikë Për të dytën ditë radhazi, protestuesit thyejnë të njëjtën bankë te Ushtari i Panjohur, nxjerrin karriget dhe u vënë flakën në kryqëzim
Aktualitet Protestuesit largohen nga Kryeministria, u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë sheshit “Skënderbej”
Aktualitet Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur
Aktualitet Tjetër incident në protestë, një vajzë dëmtohet në kokë dhe transportohet me ambulancë
Aktualitet Tensionet në Tiranë, protestuesit pajisen me ujë fiziologjik dhe alkool për t’u përballur me gazin lotsjellës
Aktualitet FOTO/ Mes tensioneve në protestë, një djalë i vogël shfaqet me flamurin kuqezi në duar
Aktualitet Rritet tensioni dhe dhuna në protestë, policia detyrohet të tërhiqet në drejtim të kryeministrisë
Aktualitet VIDEO/ Përleshje mes policisë dhe protestuesit, disa efektivë dhunojnë ashpër të riun te Piramida
Aktualitet “Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët
Politikë Katër ditë protesta dhe përplasje, mediat prestigjioze ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë
Aktualitet Elisa Spiropali letër Edi Rames për protestën: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Dhuna s’është zgjidhje për ndryshim politik! Protestuesit sulmojnë godinën e ish-hotel Dajti, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje
Aktualitet Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Aktualitet Policia ndërmerr ofensivë me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit detyrohen të largohen nga Kryeministria
Aktualitet Incidentet në protestë, një efektiv policie dhe dy të mitur mbeten të lënduar dhe paraqiten në Spitalin e Traumës
Aktualitet Protestuesi i hedh ujë, gruaja i kthehet: Nuk ia keni dalë në shkollë prandaj vini këtu
Aktualitet Djali i vogël i bashkohet protestës, ndihet keq për shkak të gazit lotsjellës. Policia e largon nga Kryeministria
Aktualitet Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Aktualitet Sulmet ndaj pronës private, Malaj mesazh protestuesve: Mos cenoni biznesin privat që paguan tre kosto, i mbështet protestat pa shkatërruar institucionet Pamjet e rënda të dhunimit të të riut sot nga policia, pezullohen nga detyra dy efektivët e përfshirë
Aktualitet Nisin tensionet te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
Aktualitet Protestuesit ‘stacionohen’ te Bulevardi, nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda
Aktualitet Pas gurëve drejt konvikteve’, zv.kryeministrja Koçiu: ‘Qytet Studenti’ është vendi ku studentët duhet të ndihen të sigurt, dje u kthye në shënjestër të dhunës
Aktualitet Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Ekonomi Protestuesit shkojnë te “Ekonomia”, i vënë flakën dhe shkatërrojnë derën, policia u hedh gaz lotsjellës
Aktualitet Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve
Aktualitet Një panoramë ndryshe nga tubimi në Tiranë/ Protestuesit dhe policët përqafohen mes tyre, lihen “pezull” gurët dhe gazi lotsjellës
Aktualitet “Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 244 procedime gjatë protestës në Tiranë, 120 policë të plagosur
Aktualitet “Jam 17 vjeçe, prindërit e dinë që jam në protestë”, gjimnazistja për “Shqipëria Live”: Mamit i kam hapur lokacionin, i ndihmoj ata që janë keq
Aktualitet Protesta dje në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Kemi arrestuar 56 persona, 97 të tjerë janë proceduar
Aktualitet Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës Aktualitet Protesta në Lezhë, thyhen xhamat e shkollave/ Të plagosur nga përplasjet një nxënëse dhe dy efektivë policie
Aktualitet Protestat dhunshme në vend, reagon sërish Rama: E kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë, sot s’ka forcë në botë që…
Politikë A do t’i mbrojë Policia e Shtetit bizneset private që sulmohen nga protestuesit e dhunshëm? Ministri Demo përgjigjet për “Shqipëria Live”: Pyesni ata me maska…
Aktualitet “Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve
Aktualitet Nis tensioni te Ministria e Arsimit, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion pasi goditën me gurë
Aktualitet Dibra i bashkohet protestave/ Goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
Aktualitet Mbetën të plagosur rëndë gjatë protestës, si paraqitet gjendja e shefit të rendit të Shkodrës dhe 34-vjeçares protestuese, në monitorim intensiv te Trauma Aktualitet Tensione në Vlorë, të rinjtë përballen me policinë para selisë së PS-së, hedhin vezë drejt efektivëve
Aktualitet Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona, të rinjtë I rikthehen marshimit pasi u shpërndanë nga efektivët
Aktualitet Protestës i bashkohet dhe Pogradeci, gjimnazistët marshojnë në qytet me thirrje për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet Protesta në Durrës, shoqërohen 27 studentë, disa prej tyre u kapën me molotov dhe shishe benzine
Aktualitet “Protestuesi që u la në burg, iu gjetën disa karta banke”/ Flasin avokatët: Për të tjerët s’kishte prova, 7 me shenja dhune, do kallëzojnë veprimet e policisë
Aktualitet Tensione te Zogu i Zi/ Kosha në flakë dhe qarkullimi i paralizuar, protestuesit bllokojnë rrugën
Aktualitet Bizneset te rruga e Durrësit ulin qepenat nga frika e dëmtimeve, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin
Aktualitet Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, pas grumbullimin në Sheshin Skëndërbej protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë
Aktualitet Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë plagosin në fytyrë një nxënëse
Aktualitet Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS
Aktualitet LIVE/ Protestë në Tiranë dhe në disa qytete, tensione të forta në Lezhë. Gjykata burg për një prej të arrestuarve, bizneset frikësohen dhe ulin qepenat, Rama shkon te subjektet private të dëmtuara Dita e dytë e protestës në Korçë, nisin shoqërimet nga policia
Aktualitet Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç
Aktualitet Dita e dytë e protestës në Elbasan, tensionohet situata, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
Aktualitet Tensionohet situata në Lezhë, nisin përplasjet mes protestuesve dhe policisë, efektivët goditen me gurë
Aktualitet Kryeministri Rama pranë biznesit të djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë
Aktualitet Top Channel

