Lajme Zone
Përplasja me armë në Athinë, mediat greke: Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës
BotëPamfleti

Përplasja me armë në Athinë, mediat greke: Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

Sipas Protothema.gr, Rizai kishte shkuar atje me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas të dhënave të hetimit, një debat nisi pasi muzika në automjetin e tij ishte me volum të lartë dhe pronari i lokalit i kërkoi ta ulte.

Për momentin, autoritetet greke po hetojnë disa pista për vendndodhjen e tij, ndërsa një prej dyshimeve kryesore është se ai mund të ketë kaluar kufirin dhe të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës. Alket Rizai Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes më 14 shtator, të jetë larguar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ose Kosovës. Hetuesit po fokusohen edhe te një incident i ndodhur një ditë para zhdukjes së tij, jashtë një bari plazhi në Anavyssos.

Sipas Protothema.gr, Rizai kishte shkuar atje me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas të dhënave të hetimit, një debat nisi pasi muzika në automjetin e tij ishte me volum të lartë dhe pronari i lokalit i kërkoi ta ulte.

Përplasja u tensionua më tej pasi jashtë lokalit dolën klientë dhe punonjës. Në këtë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë zjarri dhe autoritetet po hetojnë nëse ai ka qëlluar në ajër.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 27-vjeçar nga Afganistani, i cili punonte si roje sigurie në barin e plazhit. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy kalimtarë.

Dëshmia për sinjalizuesin policorNdërkohë, hetuesit kanë marrë edhe një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si Rizai u largua nga zona. Sipas dëshmisë së një drejtuesi automjeti, pas incidentit në Anavyssos, në rrugë është parë një makinë që kishte aktivizuar një sinjalizues të ngjashëm me atë që përdoret nga automjetet e Policisë Helenike pa shenja dalluese.

Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se një prej personave në automjet i ka folur përmes një altoparlanti. Policia po verifikon nëse automjeti dhe pajisjet e përdorura kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar për të lehtësuar largimin e Rizait. Për momentin, autoritetet greke po hetojnë disa pista për vendndodhjen e tij, ndërsa një prej dyshimeve kryesore është se ai mund të ketë kaluar kufirin dhe të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës.

Si ndodhi ngjarja?

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka nisi pasi shumica e klientëve ishin larguar nga lokali dhe pronari kishte ulur muzikën. Në atë moment, Rizai, i cili ndodhej aty së bashku me dy persona të tjerë, doli në parking dhe vendosi muzikë me zë të lartë në automjetin e tij.

Pronari i biznesit doli jashtë dhe i kërkoi ta ulte zërin, pasi kishte frikë se zhurma mund të shkaktonte ndërhyrjen e policisë. Situata më pas u përshkallëzua në një konflikt, ku u përfshinë edhe persona të tjerë që dolën nga lokali.

Gjatë përplasjes, Rizai dyshohet se nxori një armë dhe qëlloi në ajër. Më pas, edhe një shtetas afgan, i cili kishte dalë nga lokali dhe dyshohet se punonte si pjesë e sigurisë së biznesit, hapi zjarr.

Nga të shtënat, plumbat dyshohet se kanë bërë rikoshet dhe kanë plagosur dy punonjësit e lokalit.

Pas incidentit, Alket Rizai dhe dy personat që e shoqëronin hipën në automjet dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Edhe shtetasi afgan, i cili tashmë është në kërkim nga autoritetet greke, u largua.

Ndërkohë, pronari i biznesit është arrestuar deri më tani, pasi dyshohet se ka dhënë deklaratë të rreme në lidhje me rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka vënë në lëvizje policinë greke, e cila po kërkon të lokalizojë Rizain përpara përfundimit të lejes së tij dhe rikthimit të parashikuar në burgun e Domokos. Detajet nga përplasja me armë në Athinë, Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg; si ndodhi sherri në plazhin grek

14 Shtator, 08:41 “Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai; shqiptari me leje nga burgu i Domokos shpallet në kërkim

14 Shtator, 07:12 përplasja me armë në athinë alket rizai shqipëri kosovë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Milot, plagosen dy persona 7 Tetor 2026, 07:3907:39Kronike Sarandë/ Ra nga skela teksa po punonte, 53-vjeçari ndërron jetë pas 1 jave në koma 6 Tetor 2026, 19:5219:52Kronike Armët, droga dhe krimet e vjetra/ Hita porosit Policinë e Shkodrës: Prioritet dosjet e pazbardhura 6 Tetor 2026, 18:3618:36Kronike E rëndë në Malësinë e Madhe, 28-vjeçari gjendet pa shenja jete 6 Tetor 2026, 16:2516:25Kronike Video/ 26-vjeçari i grabit me dhunë varësen një gruaje në Tiranë, publikohen pamjet 6 Tetor 2026, 14:2914:29Kronike E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar; dyshohet se pësoi arrest kardiak 6 Tetor 2026, 14:2114:21Kronike