Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me dinamikën e përplasjes. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

