Lajme Zone
Ndërtimi pa leje i pallatit 5-katësh/ Tavo shkrin IMT-në e Himarës
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërtimi pa leje i pallatit 5-katësh/ Tavo shkrin IMT-në e Himarës

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vendosur të s...

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vendosur të shkrijë strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë bashki. Ky është rasti i dytë që kryebashkiaku ndërmerr një vendim të tillë për shkrirjen e këtij institucioni, pas precedentit të ngjashëm të datës 9 qershor 2025.

Vendimi vjen pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh ku njëri kat është nën tokë, në proces ndërtimi në vendin e quajtur “Sugë”, ishte tërësisht pa leje.

Për këtë rast policia arrestoi në flagrancë pronarin e objektit, gjithashtu, për shkak të mosveprimit dhe moskonstatimit në kohë të shkeljes, policia shpalli në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” tre punonjës të IMT-së Himarë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.