Lajme Zone
Ndërtoi pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari në Himarë; në kërkim 3 punonjës të IMT
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërtoi pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari në Himarë; në kërkim 3 punonjës të IMT

Bëhet fjalë për Lulzim Bujarin, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë si pronar i objektit që ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” në Himarë. Sipas policisë, godina është 5-katëshe, ndërsa njëri prej kateve është ndërtuar nën tokë.

Tre punonjësit e IMT-së dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale. Ndërtoi pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari në Himarë Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi u kap duke ndërtuar pa leje një objekt 5-katësh, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Himarë.

Bëhet fjalë për Lulzim Bujarin, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë si pronar i objektit që ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” në Himarë. Sipas policisë, godina është 5-katëshe, ndërsa njëri prej kateve është ndërtuar nën tokë.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve në terren, efektivët kanë konstatuar se objekti ishte në proces ndërtimi dhe nuk dispononte leje ndërtimi.

Në kuadër të hetimit, policia ka shpallur në kërkim edhe kryeinspektorin e IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç, si dhe dy inspektorët Mateo Koshi, 31 vjeç, dhe Andi Hoxha, 42 vjeç.

Tre punonjësit e IMT-së dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale.

Operacioni vjen në kuadër të kontrolleve të shtuara në territor gjatë sezonit turistik, me fokus evidentimin e ndërtimeve pa leje dhe parandalimin e krimeve kundër mjedisit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet në territor vijojnë.

"Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari.

Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.

Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.", njofton policia.arrestohet pronari në himarë në kërkim 3 punonjës të imt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nëna me dy vajzat dhe shoferi 10 Gusht 2026, 10:4210:42Kronike "Jeta jote kaq e pati"/ Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin! 10 Gusht 2026, 09:3109:31Kronike Aksident i rëndë në Krujë, plagosen tre persona; një grua niset drejt Traumës 9 Gusht 2026, 22:3522:35Kronike Vijon beteja me flakët në Mallakastër, nis operacioni nga ajri 9 Gusht 2026, 15:4215:42Kronike Misteri i 700 mijë eurove në det, hetuesit ‘fusin në skaner’ grupet shqiptare të trafikut të kokainës! 9 Gusht 2026, 15:2015:20Kronike Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, plagoset 29-vjeçari shqiptar 9 Gusht 2026, 15:0215:02Kronike