Lajme Zone
Përndiqte dhe kërcënonte një person online, pranga 24-vjeçarit në Tiranë/ Momenti i arrestimit teksa po merrte paratë e kërkuara
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përndiqte dhe kërcënonte një person online, pranga 24-vjeçarit në Tiranë/ Momenti i arrestimit teksa po merrte paratë e kërkuara

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të përsëritur një person përmes platformave virtuale, duke i kërkuar para.

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të përsëritur një person përmes platformave virtuale, duke i kërkuar para.

I riu u arrestua në flagrancë në momentin kur po merrte shumën e parave të kërkuara.

Sipas hetimeve, 24-vjeçari dyshohet se përdorte profile të falsifikuara në platformat virtuale për të përndjekur dhe kanosur viktimën, me qëllim shtrëngimin e saj për t’i dhënë një shumë parash. Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë parash dhe dy telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet