Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në kthesën e fshatit Bajkaj. Një autobus i linjës Delvinë-Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka përplasur 65-vjeçarin Agim Vocka, banues në Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë.
Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë nga Policia e Delvinës. Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai nuk kishte konsumuar alkool, me 0.00 mg/l.
65-vjeçari është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore, me traumë të rëndë në kokë, frakturë dhe hemorragji cerebrale. Për shkak të gjendjes së rënduar, i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

