Lajme Zone
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen traileri dhe autobusi, një person i plagosur
Të tjeraABC News Albania

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen traileri dhe autobusi, një person i plagosur

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Një trailer dhe një autobus janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Një trailer dhe një autobus janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë, e cila ndodhej në autobus, ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Aksidentelbasan