Lajme Zone
Skandal me sinjalin në Shqipëri/ Fevziu: Rrugët kryesore pa mbulim telefonik dhe internet
TeknologjiCNA

Skandal me sinjalin në Shqipëri/ Fevziu: Rrugët kryesore pa mbulim telefonik dhe internet

Gazetari Blendi Fevziu ka denoncuar një problematikë që ka...

Gazetari Blendi Fevziu ka denoncuar një problematikë që ka të bëjë me mbulimin me internet dhe sinjal telefonik në Shqipëri.

Përmes një videomesazhi, Fevziu denoncon se mugon sinjali telefonik dhe interneti në disa prej rrugëve kryesore të jugut të Shqipërisë. Situata është veçanërisht problematike në zonën e Vlorës, ku edhe në pika të frekuentuara nga qytetarët mungon shërbimi celular. “Mbulesa e internetit në Shqipëri edhe e telefonisë celulare në fakt është skandal. Shumë rrugë, tani nuk po flasim për zona të tjera, nuk kanë fare internet”, shprehet Fevziu. Ai tregon se gjatë udhëtimit në Bypass-in e Vlorës, sinjali telefonik dhe interneti humbasin në një pjesë të konsiderueshme të aksit. “20 kilometra të Bypass-it të Vlorës nuk kanë internet. Rruga që lidh rrethrrotullimin e Orikumit me tunelin e Palasës dhe të Llogarasë nuk ka internet”, deklaron gazetari. Sipas tij, problemi vijon edhe në aksin nga Orikumi drejt tunelit të Llogarasë, ndërsa mungesë sinjali raportohet edhe në rrugën që lidh Dukatin me tunelin. “Tani nga Orikumi deri në tunelin e Llogarasë prapë nuk ka internet. Edhe rruga që lidh Dukatin me tunelin e Llogarasë edhe kjo nuk ka sinjal”, thekson Fevziu. Një vëzhgim i CNA evidenton gjithashtu mungesën e sinjalit në Bypass-in e Vlorës, aks i hapur në vitin 2022, ndërsa problematika të ngjashme raportohen edhe në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Në rastin e aksit Qukës-Qafë Plloçë ku gjatë sezonit të dimrit terreni bëhet më i vështirë dhe ka problematika mungesa e sinjalit është një tjetër problematikë.

Në rast të një aksidenti apo emergjence, mungesa e sinjalit telefonik mund të kthehet në një problem serioz. Një drejtues mjeti apo pasagjer që ndodhet në një zonë pa mbulim mund të mos jetë në gjendje të telefonojë menjëherë policinë, ambulancën apo shërbimet e emergjencës.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka një treg celular ku qytetarët paguajnë për paketat e komunikimit dhe internetit me çmime më të shtrenjta në Europa, por në pjesë të rëndësishme të territorit nuk marrin mbulimin që presin nga këto shërbime./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.