Numri i të vdekurve në Nepal nga përmbytjet shkatërruese në kufirin me Tibetin ka arritur në 1000, sipas autoriteteve vendase. Ndërkohë më shumë se 4,400 njerëz mbeten të zhdukur në të dy vendet, thonë zyrtarët. Mes tyre 461 persona janë të huaj. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha se vetëm 4% e trupave që janë gjetur deri më tani janë identifikuar. LEXO edhe...E palëkundur përballë fatkeqësisë, ‘sekreti’ i shtëpisë që u rezistoi përmbytjeve në Nepal (VIDEO) Përmbytjet masive u regjisttuan më 26 gusht kur një akullnajë në malin Langtang Lirung të Nepalit u thye në një lartësi prej rreth 5.200 metrash, duke shkaktuar një ortek shkëmbi akull që u zhvillua në një rrjedhë masive mbeturinash dhe përfshiu luginat përgjatë kufirit. Rritja e madhe e ujit, së bashku me rrëshqitjet e dheut, shkatërroi Rasuëa, Nuëakot, Dhading, Kavre dhe luginën e Katmandu në Nepal, ndërsa varrosi gjithashtu pikën kufitare Gyirong me Nepalin në Tibetin jugperëndimor, i njohur gjithashtu si Rajoni Autonom Xizang, në anën kineze. Xh.K/ReportTv.al permbytje tibet Nepal Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2452 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

