Lajme Zone
Spektakël i Rapinha-s dhe Yamal, Barça mposht Vallecano-n e shqiptarëve! Arsenal-i 'likuidon' Villa-n, Roma tremb rivalët (VIDEO)
SportReport TV

Spektakël i Rapinha-s dhe Yamal, Barça mposht Vallecano-n e shqiptarëve! Arsenal-i 'likuidon' Villa-n, Roma tremb rivalët (VIDEO)

Performanca e lartë e Rapinha-s dhe Yamal-it i dhanë fitoren 5-2 Barcelonës kundër Rayo Vallecano-s, që ka në përbërje shqiptarët Ivan Balliu dhe Marash Kumbulla.

Një tjetër performancë e jashtëzakonshme e Rapinha-s, por edhe golat e parë të Lamine Yamal i dhanë fitoren e tretë radhazi Barcelonës pas 3 javësh kampionat. Katalanasit mposhtën 5-2 Rayo Vallecano-n që zbriti në fushë me Ivan Balliun titullar, ndërsa Marash Kumbulla nuk ishte ende gati. Madrilenët realizuan të parët, ndërsa brenda pak minutash Barça përmbysi me Rapinha-n dhe Yamal, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë një autogol solli golin e tretë. Në vijim Vallecano shkurtoi përkohësisht, ndërsa Rapinha dhe Yamal sërish vulosën shifrat përfundimtare. Për Yamal këto ishin golat e parë në La Liga, që pritet ti sjellin një qetësi psikologjike pas një periudhe jo të mirë që prej Botërorit në Amerikë. LEXO edhe...Julian Alvarez mungon prej tre ditësh në stërvitje, dorëzon raport mjekësor tek Atletico Madridi: Jam në depresion Në Premier League kampionëve të Arsenal-it iu mjaftoi një gol për të fituar 0-1 supersfidën e javës me Aston Villa-n. Golin tre pikësh për ‘topçinjtë’ e realizoi Saka në pjesën e dytë. Në Seria A Roma vijon të trembë rivalët në javët e para. Pasi mposhti 4-0 Fiorentinën, verdhëblutë ia dolën me të njëjtën rezultat në transfertën e Leçes. Dy prej golave erdhën nga Donyell Mallen, i cili u ngjit në kuotën e 5 realizimeve pas 2 javëve të para. Në vijim Soule dhe më pas talenti Moura i blerë nga Porto vulosën rezultatin përfundimtar të sfidës. Fitoren e dytë pas 2 javëve kampionat siguroi edhe Atalanta që mposhti 1-0 me një gol të Samardzic në minutën e 96 Bologna-n. Me këtë sukses Atalanta iu bashkua Lazio-s, Juventus-it, Milan-it, Inter-it dhe Roma-s me 6 pikë pas 2 javëve të para në Seria A. Share Share Share Share Ne.k./ReportTv.al roma aston villa arsenal rayo vallecano barcelona Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2452 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?