Lajme Zone
Perisic 'ëngjëll dhe djall', Spanja përmbys Kroacinë dhe pret biletën e 'play-off-it' në Ligën e Kombeve! S'fal as Anglia
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Perisic 'ëngjëll dhe djall', Spanja përmbys Kroacinë dhe pret biletën e 'play-off-it' në Ligën e Kombeve! S'fal as Anglia

Spanja ia doli të fitojë me përmbysje kundër Kroacisë në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve, ndërsa u bë kombëtarja e dytë që siguron ‘play-off-in’ për fitimin e kompeticionit pas Portugalisë.

Spanja është bërë kombëtarja e dytë pas Portugalisë që siguron ‘play-off-in’ për të luftuar për fitimin e Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e katërt të grupit kampionët e botës përmbysën 1-2 Kroacinë që vinte pas turpërimit 7-0 kundër Anglisë. Në Split Ivan Perisic rezultoi ‘ëngjëll dhe djall’ për ballkanasit, pasi fillimisht u dha avantazhin në minutën e 17. Në pjesën e dytë Mikel Merino, i cili rezultoi heroin i Spanjës, barazoi përkohësisht rezultatin me shifrat 1-1. Në vijim, ekzaktësisht në minutën e 79 gjërat do të komplikoheshin për Kroacinë pasi Perisic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë la kombëtaren me 10 lojtarë. Pak çaste nga fundi i ndeshjes sërish Merino i dha 3 pikët Spanjës. Me këtë sukses ‘La Roha’ udhëheq grupin në Ligën e Kombeve me 12 pikë pas 4 ndeshjesh. LEXO edhe... Liga e Kombeve/ Fitore 2-1 me 'zemër në dorë', Kombëtarja shmang turpin ndaj San Marinos! Përfiton dhe merr kreun e grupit Në vendin e dytë në këtë grup është Anglia. ‘Tre Luanët’ në sfidën e katërt mposhtën pastër 3-0 Republikën Çeke, teksa fillimisht zhbllokuan rezultatin me një autogol të miqve. Në vijim Harry Kane do të kompletonte ‘dopietën’ personale dhe për pasojë do të vuloste edhe shifrat përfundimtare. Me këtë sukses Anglia u ngjit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa në nëntor do të luftojë kundër Spanjës në transfertë për vendin e parë në grup. Ne.k./ReportTv.al Liga e Kombeve Spanja anglia Harry Kane Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3800 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?