Përballë ishte San Marino, vendi i fundit në renditjen e FIFA-s, por tifozët e Kombëtares mbeten unikë. Disa prej tyre morën rrugën nga shumë larg vetëm për të parë kuqezinjtë në fushë. Sakrifica ia vlejti pasi rezultati përfi 2-1 në grupin e Ligës së Kombeve, por për ‘Report TV’ ata e pranojnë se prisnin një Shqipëri më agresive, që të shënonte më shumë gola. Fitore me ‘zemër në dorë’ për Shqipërinë. Erdhi në minutat e fundit … LEXO edhe...Perisic 'ëngjëll dhe djall', Spanja përmbys Kroacinë dhe pret biletën e 'play-off-it' në Ligën e Kombeve! S'fal as Anglia “Përzotin ‘na i cofi pleshtat’ siç themi në shkodranët. Kemi qenë shumë të mërzitur. Kam ardhur nga Irlanda e Veriut për ti parë. E kemi merituar fitoren edhe pse dobët kemi luajtur. Kishim përballë San Marinon që është aq sa tifozë kishte sot në stadium.” Tifozi tjetër i Kombëtares që u ndal për mikrofonin e ‘Report TV’ ishte Besmir Limani. Tifozi i njohur si ‘fytyrë-shqiponja’, i cili e ndjek kombëtaren ku do që ajo luan prej 20 vitesh. Njëjtë si në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ai erdhi nga Zvicra më 26 shtator për të parë Shqipëri-Bjellorusi, ndërsa më pas udhëtoi në San Marino dhe Finlandë para se të kthehej në Tiranë për duelin e dytë me San Marinon. “Mhemi ta ndjekim me mundësitë që na jepen Kombëtaren pavarësisht sakrificave si nga ana familjare dhe financiare. Dashuria për Kombëtaren është shumë e madhe,”-thotë fillimisht Besmir Limani. Më pas ai tregon për udhëtimet në këto 4 ndeshje të Ligës së Kombeve me Kombëtaren. “Mund të them që shkoj në shtëpi vetëm ndërronim valixhet. Më pas udhëtonim dhe ka patur shumë ndryshime temperaturash. Finland ana prishi pak atë qëfin që patëm, por gjithsesi sonte e merituam edhe pse 2-1.” Fitorja e vuajtur kundër San Marinos, vujatëm deri në fund. “Jo, s’e prisja të vuanim. Unë prisja një rezultat 3-4-5 me 0. Topi është i rrumbullakët dhe ndodhin gjërat. Këto janë hapa të vegjël, por vendosim një tullë. Fitorja është fitore dhe nuk pyet kush se si fituam,”-përfi ai. Ne.k./E.H/ReportTv.al Liga e Kombeve Besmir Limani Tifozët kombetarja shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3843 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
