Lajme Zone
Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në tunelin panoramik, në aksin Elbasan–Tiranë, mesditën e kësaj të shtune.

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në tunelin panoramik, në aksin Elbasan–Tiranë, mesditën e kësaj të shtune. Zjarri ka përfshirë automjetin teksa ai ndodhej brenda tunelit, duke krijuar një situatë alarmi për drejtuesin dhe lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit në automjet mbeten ende për t’u përcaktuar.