Lajme Zone
Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod

Është izoluar plotësisht vatra e zjarrit në fshatin Zapod, pas ndërhyrjes së forcave të shumta në terren.

Është izoluar plotësisht vatra e zjarrit në fshatin Zapod, pas ndërhyrjes së forcave të shumta në terren. Në operacionin për izolimin e flakëve u angazhuan Drejtoria e Emergjencave Civile, MZSH-ja, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, si dhe punonjësit e Administrimit të Pyjeve dhe të Njësisë Administrative Zapod.

Në ndihmë të strukturave në terren kanë qenë edhe Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e Komunës së Dragashit, si dhe vullnetarë e banorë të fshatrave Zapod dhe Pakisht.

Falë ndërhyrjes së përbashkët të strukturave dhe komunitetit, vatra është izoluar, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth. Tre vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod, era vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Aktualitet Top Channel