Lajme Zone
Ky është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Kelmend
Të tjeraJOQ Albania

Ky është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Kelmend

Personi që shihni në foto është Florian Sini, alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën këtë të shtunë në zonën e Lëpushës, në Kelmend.

Personi që shihni në foto është Florian Sini, alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën këtë të shtunë në zonën e Lëpushës, në Kelmend.

Sini humbi jetën pasi dyshohet se ra në një humnerë, ndërsa autoritetet u njoftuan për ngjarjen rreth orës 10:52.

Shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia.

Florian Sini ishte i apasionuar pas alpinizmit, por pasioni i tij për malet u kthye sot në një tragjedi, duke i marrë jetën në moshën 40-vjeçare.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Florian Sinit për këtë humbje të rëndë.