Lajme Zone
Gruaja nga Kosova kërkon tre mikeshat e saj nga Shqipëria
Të tjeraJOQ Albania

Gruaja nga Kosova kërkon tre mikeshat e saj nga Shqipëria

Një zonjë nga Kosova i është drejtuar JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: të gjejë tre vajza shqiptare me të cilat është njohur në Tiranë rreth 16-17 vite më parë, por me kalimin e viteve ka humbur çdo kontakt me to.

Ajo ka dërguar edhe disa foto të vjetra, ku shfaqet së bashku me dy prej vajzave që kërkon, ndërsa në një tjetër fotografi shfaqen tre vajzat së bashku me bashkëshortin e saj.

Sipas saj, tre shoqet quhen Lina, Lucia dhe Lavdia, ndërsa mbiemrat nuk i kujtohen.

Ajo shpreson që përmes këtij publikimi të mund të lidhet sërish me to ose me dikë që i njeh.

“Përshëndetje JOQ! Jam në kërkim të 3 shoqeve. Para shumë vitesh jemi takuar në Tiranë, rreth 16-17 vite më parë, por kur jam kthyer në Kosovë më ka humbur kontakti me to. Kisha pasur shumë dëshirë të kisha një kontakt me dikë që i njeh, apo ato vetë le të shkruajnë në koment. Ju falenderoj nga zemra nëse e postoni. Quhen Lina, Lucia, Lavdia, por mbiemrat nuk ua kujtoj dot”, shkruan ajo.

Nëse dikush i njeh tre vajzat në foto ose ka ndonjë informacion që mund ta ndihmojë zonjën t’i gjejë, mund të lërë një koment ose të kontaktojë redaksinë.