Lajme Zone
Përditësohen emoji-t, ikonat e reja që do të përdorim këtë vit
TeknologjiReport TV

Përditësohen emoji-t, ikonat e reja që do të përdorim këtë vit

‘Alfabeti’ i emoji-ve është gjithnjë në rritje.

17 Korriku është një ditë kushtuar emoji-ve, ikonave aq të përdorura tashmë që i gjejmë në çdo aplikacion rrjetesh sociale për të pasuruar mesazhet apo tekstet. Një lloj forme për të shpjeguar vetëm me një figurë atë që duam të themi. ‘Alfabeti’ i emoji-ve është gjithnjë në rritje. Në vitin 2025, në faqen zyrtare të Unicode Standard numëroheshin 3.953 emoji. Kjo është organizata që merret me shqyrtimin e propozimeve të reja dhe vendos se cilat prej tyre do të pranohen. LEXO edhe...Emoji me maskë, trendi më i ri i Apple Disa ditë më parë, organizata njoftoi disa nga ikonat e reja që do të shfaqen këtë vit. Qëllimi kryesor është të shmanget konfuzioni: shpesh një fytyrë përdoret zakonisht me një kuptim të ndryshëm nga ai që ishte menduar fillimisht. Ky është rasti i kometës: trupi qiellor me ngjyrë akulli aktualisht përdoret edhe kur dikush dëshiron të tregojë një meteor. Por këto dy gjëra nuk janë aspak të njëjta. Lista e emoji-ve të reja: Një fytyrë e çarë Një gjest me gishtin e madh të dorës që tregon majtas Një gjest me gishtin e madh të dorës që tregon djathtas Një flutur monark Një kastravec turshi Një far Një meteor Një gomë Një rrjetë për të kapur insekte P.J/ReportTv.al emoji Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.7% Vota total: 5210 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?