Lajme Zone
Për herë të parë në një spital publik, 'Memoriali' i Fierit kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar në zemër
Të tjeraReport TV

Për herë të parë në një spital publik, 'Memoriali' i Fierit kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar në zemër

Procedura u realizua nga dr. Amarildo Voci, në bashkëpunim me ekipin e hemodinamikës të Spitalit Rajonal Memorial Fier, të përbërë nga dr. Ndriçim Kallashi, dr. Marsjon Qordja, dr. Briand Shehu dhe infermieri Ermir Tajari.

Një ndërhyrje e avancuar për zhbllokimin e arterieve të zemrës është realizuar për herë të parë në një spital publik në Shqipëri. Procedura u krye me sukses në Spitalin Rajonal Memorial Fier, ku mjekët aplikuan teknikën koronare perkutane me qasje retrograde dhe metodën “reverse CART”. Bëhet fjalë për një procedurë që përdoret kur enët e gjakut që furnizojnë zemrën janë bllokuar në mënyrë të tillë që nuk mund të hapen me metodat e zakonshme. Mjekët arrijnë te bllokimi përmes një rruge alternative brenda enëve të gjakut, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut në zemër pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në zemër të hapur. LEXO edhe... ‘Vajzën ta besoj ty, eja merre’, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërhyrja u krye te një pacient 72-vjeçar, i diagnostikuar me sëmundje komplekse të arterieve koronare dhe me risk shumë të lartë. Procedura u realizua nga dr. Amarildo Voci, në bashkëpunim me ekipin e hemodinamikës të Spitalit Rajonal Memorial Fier, të përbërë nga dr. Ndriçim Kallashi, dr. Marsjon Qordja, dr. Briand Shehu dhe infermieri Ermir Tajari. U.D/ReportTv.al ministria e shendetesise nderhyrje kirurgjikale Spitali Memorial i Fierit Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.2% Nuk e di 7.2% Vota total: 3251 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?