Një pagesë me euro false në një pikë karburanti në Rrogozhinë çoi në arrestimin e një 24-vjeçari ditën e sotme. Gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe 10 kartëmonedha të tjera, të dyshuara si të falsifikuara. I riu dyshohet se kishte furnizuar automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj dhe pagesën e kishte bërë me tre kartëmonedha 20-euroshe të dyshuara si të falsifikuara. Denoncimi i bërë nga punonjësit e karburantit vuri në lëvizje policinë, e cila organizoi operacionin e koduar "Përdorimi" dhe bëri të mundur identifikimin e arrestimin e tij. LEXO edhe...Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja! Pritet ekstradimi drejt Italisë (VIDEO) Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e 24-vjeçarit u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara si të falsifikuara. Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha, të cilat do t'i nënshtrohen ekspertimit. Njoftimi i plotë i Policisë " Finalizohet operacioni policor i koduar "Përdorimi". Blinte produkte dhe paguante me kartëmonedha të falsifikuara, kapet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohen 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë se një shtetas kishte mashtruar në një pikë karburanti duke përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara për të paguar karburantin e automjetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Përdorimi". Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme." U.D/E.H/ReportTv.al euro false Rrogozhine Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.2% Nuk e di 7.1% Vota total: 3395 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
