Lajme Zone
Bardhi akuza Ramës për ‘Paketën e maleve’: Propagandë me IA, lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bardhi akuza Ramës për ‘Paketën e maleve’: Propagandë me IA, lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj

Mashtrim dhe propagandë e cilëson Gazment Bardhi “Paketën e Maleve” duke akuzuar kryeministrin Rama për zhvatje të pronave publike.

Mashtrim dhe propagandë e cilëson Gazment Bardhi “Paketën e Maleve” duke akuzuar kryeministrin Rama për zhvatje të pronave publike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit të PD thotë se platforma e-Albania lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj, në kundërshti të hapur sipas tij me deklaratat publike të kryeministrit Rama se të huaj nuk mund të përfshiheshin në këtë paketë. LEXO edhe...49.1% e banorëve të rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën Ai ilustron me video një aplikim në e-Albania ku tregon mundësinë për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”. Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin. “As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën. Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve. Platforma zyrtare e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”. Në video është edhe një dialog me ChatGPT, të cilin Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist. As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë. Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”, shkruan Bardhi. SI.E./ReportTv.al paketa e maleve edi rama e albania gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.2% Nuk e di 7.1% Vota total: 3395 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?