DIVJAKË – Policia e Divjakës ka goditur një tjetër rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar pronarin e një lokali dhe kamarierin gjatë operacionit të koduar "Game Over". Në pranga kanë rënë Altin Çoku 52 vjeç, pronar i lokalit në fshatin Karavasta e Re, dhe Edmir Çela 35 vjeç, kamarier në të njëjtin lokal. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve u zbulua se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave celularë. Gjatë kontrollit të telefonit të kamarierit u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive. LEXO edhe...Për herë të parë në një spital publik, 'Memoriali' i Fierit kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar në zemër Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 35-vjeçari ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme. Policia sekuestroi 5 njësi kompjuterike, një DVR, një laptop dhe 5 telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit të paligjshëm. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Game Over", ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshoheshin se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, kamarier në këtë lokal. Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive. Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se shtetasi E. Ç. ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. SI.E./E.H/ReportTv.al Edmir Çela altin coku lojera fati divjakë Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.2% Nuk e di 7.1% Vota total: 3395 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
