Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit mbledh mijëra besimtarë! Baba Mondi: Vijnë për të marrë mirësi


Ritualet kryesore zhvillohen pranë Teqesë së Kulmakut dhe në Çukën e Abaz Aliut, ku kryhet edhe riti i qengjit të kurbanit dhe ndizen qirinj. Në Teqenë e Kulmakut dhe në Majën e Abaz Aliut, shumë pelegrinë kanë ngritur çadrat e tyre dhe qëndrojnë gjatë natës në natyrë.

Ka nisur prej tre ditësh Pelegrinazhi i Shenjtë në Malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës i janë drejtuar vendit të shenjtë për të nderuar Shenjtin Abaz Ali dhe për t’u lutur për paqe, shëndet, mirësi e begati në familjet e tyre. Pelegrinazhi, që vijon deri më 25 gusht, është një nga ngjarjet më të mëdha shpirtërore të komunitetit bektashian. Çdo vit, Mali i Tomorrit kthehet në një qendër të rëndësishme besimi, duke mirëpritur qindra mijëra pelegrinë e vizitorë. Qëndrimi në natyrë dhe fjetja në çadra, në lartësitë e malit, janë ndër traditat më të veçanta të pelegrinazhit. Besimtarët qëndrojnë të paktën një natë nën qiellin e hapur, duke e përjetuar këtë moment si pjesë të ritualit dhe përkushtimit të tyre shpirtëror. LEXO EDHE:'Territorialja'/ Këshilli i Poliçanit i thotë ‘jo’ bashkimit me Beratin! Cërriku ende pa vendimmarrje: Dëgjesa me komunitetin Me rritjen e numrit të pelegrinëve çdo vit, janë marrë masa të shumta për mbarëvajtjen e aktivitetit. Baba Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, tregon për masat e ndërmarra, kushtet e krijuara për besimtarët dhe përcjell mesazhin e tij për të gjithë ata që vizitojnë Kulmakun. “Në 20-25 gusht në Malin e Tomorrit zhvillohet një pelegrinazh i përbotshëm dhe i përmotshëm. Kjo për nder të dëshmorit të Qerbelasë, Abaz Aliut, i cili ra dëshmor në Qerbela për demokracinë, paqen dhe mirësinë mbarënjerëzore. Dhe ne si fetarë respektojmë njeriun që është qenia më e përkyer. Këtu vijnë njerëz dhe besimtarë për të marrë mirësinë e këtij mali. Për t’ju lutur Zotit, paqes dhe dashurisë”, tha mes të tjerash Baba Mondi. Ritualet kryesore zhvillohen pranë Teqesë së Kulmakut dhe në Çukën e Abaz Aliut, ku kryhet edhe riti i qengjit të kurbanit dhe ndizen qirinj. Në Teqenë e Kulmakut dhe në Majën e Abaz Aliut, shumë pelegrinë kanë ngritur çadrat e tyre dhe qëndrojnë gjatë natës në natyrë. Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe vizitorëve, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të veçantë masash për menaxhimin e trafikut në akset Berat–Poliçan–Kulmak dhe Çorovodë–Kulmak. Në terren janë dislokuar gjithashtu grupe të ndihmës së shpejtë dhe strukturat e emergjencave civile, për të garantuar sigurinë dhe për t’iu përgjigjur çdo situate gjatë ditëve të pelegrinazhit. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: pelegrinazhi baba mondi bektashinjte mali i tomorrit Berat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5813 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?