Lajme Zone
PD thotë se nuk e njeh Shabanin si Avokat të Popullit, por për projektin 'Smart City' i kërkon atij të hetojë
PolitikëShqiptarja

PD thotë se nuk e njeh Shabanin si Avokat të Popullit, por për projektin 'Smart City' i kërkon atij të hetojë

PD: Të verifikohet në mënyrë të posaçme nëse projekti “prodhon efekt frikësues ndaj protestuesve, aktivistëve, gazetarëve dhe opozitarëve”. Avokati i Popullit: Hetimi do të realizohet

Pas një lufte të gjatë publike, që nga kundërshtimi i zgjedhjes së tij si Avokat i Popullit edhe në Gjykatën Kushtetuese, apo dhe i raportimit të tij në Parlament, PD duket se ka bërë një hap pas me Endri Shabanin. Për një nga çështjet e rëndësishme të betejës së saj politike, ajo ka vendosur t’i besojë pikërisht atij. Me një kërkesë zyrtare, ajo i është drejtuar Avokatit të Popullit duke i kërkuar që të zhvillojë një “hetim të posaçëm për ndikimin e projektit “Smart City” në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Projekti Smart City parashikon instalimin e më shumë se 5 mijë kamera inteligjente, të vendosura në 873 lokacione operative, në 24 qytete dhe 28 pika të kalimit kufitar. Në fazën e tij të parë kamerat do të vendosen dhe në 20 shkolla të Tiranës. Sipas autoriteteve synimi është forcimi i sigurisë, monitorimi i trafikut dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale. PD kërkon ndër të tjerë që të verifikohet në mënyrë të posaçme nëse projekti “prodhon efekt frikësues ndaj protestuesve, aktivistëve, gazetarëve dhe opozitarëve” apo dhe nëse “ekzistojnë garanci kundër keqpërdorimit politik”. LEXO EDHE:Zjarri në Priskë, Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet dhe dilni në terren Për Shabanin, kërkesa e PD duket se ka qenë një rast i mirë për t’i kujtuar opozitës se ai është në detyrën e Avokatit të popullit jo vetëm kur ajo ka nevojë. Në përgjigjen kthyer PD-së, që në fillim të shkresës, Shabani vë në dukje se “vlerësojmë në mënyrë të veçantë faktin që Partia Demokratike i drejtohet Avokatit të Popullit si garant i pavarur i të drejtave dhe lirive themelore.”. Ndërsa pak më tutje ai vijon me tone ironike ndërsa shkruan se “në përgjigje të besimit tuaj tek legjitimiteti dhe tek pavarësia e Avokatit të Popullit për të hetuar këtë çështje...” Në shkresën zyrtare Avokati i Popullit njofton PD-në, jo vetëm se kërkesa e saj është pranuar, por dhe hapat që zyra e tij tij ka vendosur të ndërmarrë. Objekti i hetimit do të jetë vlerësimi i përputhshmërisë së projektit “Smart City” me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës private dhe të të dhënave personale, duke iu referuar Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Avokati i Popullit, vë në dukje se do të vlerësojë madje edhe angazhimin e ekspertizës së pavarur të jashtme, me qëllim garantimin e një analize “të plotë, objektive dhe profesionale”, dhe se në përfundim të hetimit administrativ, PD-ja do të njoftohet për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e institucionit. P.J/Shqiptarja.com TAG: endri shabani avokati i popullit PD Smart City Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.5% Jo 51.5% I/e dyzuar 7% Vota total: 4207 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?