Lajme Zone
74 ditë rezistencë, qytetarët sërish në protestë kundër kastës politike
PolitikëPamfleti

74 ditë rezistencë, qytetarët sërish në protestë kundër kastës politike

Ka nisur protesta e 74-të e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si "Shqipëria kërkon revolucion", "Poshtë korrupsioni", "Drejtësi për qytetarët", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk ka kthim pas", duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre... Ka nisur protesta e 74-të e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si "Shqipëria kërkon revolucion", "Poshtë korrupsioni", "Drejtësi për qytetarët", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk ka kthim pas", duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta në Sheshin "Skënderbej" vijon prej më shumë se dy muajsh dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojë me tubime dhe marshime të përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lëvizja qytetare nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës është zgjeruar në një protestë me kërkesa më të gjera politike dhe sociale.

Organizatorët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e "Paketës së Maleve", ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atyre në ligjin për trashëgiminë kulturore, duke argumentuar se këto nisma dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore e kulturore të vendit.

Ndërkohë që edhe pse në kulmin e sezonit turistik, organizatorët janë shprehur se në datat 14-15 dhe 16 gusht do të ketë tubime masive për shkak të pjesëmarrjes së diasporës.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Spektakli kozmik, ndiqni ‘Live’ eklipsin e plotë të Diellit! 12 Gusht 2026, 19:3619:36Aktualitet Zjarr në Mirditë, flakët përfshijnë masivin me pisha dhe lisa në Perlatën e Sipërme 12 Gusht 2026, 18:3518:35Aktualitet Publikohen datat e provimeve të vjeshtës, çfarë duhet të dinë maturantët për sesionin e dytë 12 Gusht 2026, 18:0518:05Aktualitet Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët; vatër e madhe edhe në Tiranë 12 Gusht 2026, 17:4117:41Aktualitet Zjarr në Priskë të Madhe, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve 12 Gusht 2026, 17:3017:30Aktualitet Temperatura deri në 42°C, ISHP paralajmëron qytetarët: Kujdesi në kohë mund të shpëtojë jetë 12 Gusht 2026, 16:0116:01Aktualitet