Ismail Shehu / Më 3 gusht, Kryetari i ri i Komisionit të Prokurimeve Publike i kaloi të gjitha kompetencat për tenderët Sekretarit të Përgjithshëm Josi Ballauri, 10 ditë pasi nisi detyrën. E njëjta skemë që përdorin ministrat Gonxhe, Kumbaro, Malaj, Karakaçi e Nufi: firmosin vartësit, ndërsa titullarët shmangin përgjegjësinë penale përballë SPAK-ut... Megjithëse ministrat dhe shumë drejtues të institucioneve shtetërore janë zhytur në afera korrupsioni e vjedhjesh, nuk largohen nga detyrat, por qëndrojnë në poste dhe qarkullojnë nëpër detyra të tjera të larta, duke vazhduar abuzimet.
Për të shpëtuar nga hetimet dhe prangat e SPAK-ut, ata kanë krijuar një model drejtimi të institucioneve me delegim formal kompetencash tek vartësit, duke i imponuar administrativisht të firmosin tenderë, ankande, kontrata koncesioni e marrëveshje ekonomiko-financiare.
Ashtu si ministrat Blendi Gonxhe, Mirela Kumbaro, Petrit Malaj, Delina Ibrahimaj, Enea Karakaçi, Evis Sala, Andis Salla e Ermal Nufi, kompetencat ekonomiko-financiare i ka deleguar dhe Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Ismail Shehu.
Më datë 3 gusht 2026, vetëm 10 ditë pas nisjes së detyrës në krye të institucionit që heton dhe gjykon ligjshmërinë e tenderëve, Ismail Shehu i delegoi kompetencat e tij Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit të Prokurimeve Publike, Josi Ballauri. Në Urdhrin Nr. 469, datë 9 gusht 2026, thuhet: "Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit të Prokurimit Publik, Josi Ballauri, i delegohen kompetencat e titullarit të Autoritetit Kontraktor, për të gjitha procedurat e prokurimit publik, duke filluar nga data 3 gusht 2026, deri në shfuqizimin e këtij urdhri, që hyn në fuqi menjëherë."
Gjatë 18 viteve në detyra zyrtare, ky është funksioni i parë i lartë drejtues shtetëror që Ismail Shehu delegon kompetencat te vartësit, duke shmangur nga vetja përgjegjësinë penale të firmosjes së tenderëve e akteve administrative që lidhen me çështje ekonomiko-financiare.
Sepse përherë, shefat i kanë deleguar Ismail Shehut kompetencat e firmosjes, kur ishte drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, shef sektori në Bordin e Mbikëqyrjes së Financave Publike, Drejtor i Programeve të Antikorrupsionit, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë në periudhën mars 2022 - prill 2026.
Kompetenca i deleguan dhe ministri Andis Salla gjatë muajve prill-korrik 2026, kur Ismaili ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.
Ndërsa më 3 gusht, vetëm 10 ditë pas nisjes së detyrës si Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Ismail Shehu i delegoi vartësit të tij kompetencat për tenderët.
Sepse nga përvoja e implikimeve në detyrat e mëparshme, si "bedel" i aferave të shefave dhe arrestimet e zyrtarëve nga SPAK, ka kuptuar se përgjegjës penal është ai që firmos dokumentat, edhe me urdhra delegimi kompetencash./Pamfletiismail shehu kreu i kpp delegon kompetencat spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Kurrë s’ke qenë pjesë e jona!” Ish-kolegët denoncojnë Ulian Shpatarakun: Letra 'bombë' që mbërriti në Pamfleti 12 Gusht 2026, 13:4913:49Anti-Mafia Nga Pakti i Detit me Greqinë te hartat e Ushtrisë/ Anduel Cauli, eksperti i marrëveshjes së rrëzuar nga Kushtetuesja, sërish në post kyç 11 Gusht 2026, 11:3511:35Anti-Mafia Sistemi i Burgjeve në Shqipëri është jashtë kontrollit: Vrasje, plagosje armë, telefonë dhe takime jashtë protokollit. Të gjitha nën hundën e shtetit 10 Gusht 2026, 17:2817:28Anti-Mafia Makthi nga SPAK: Ministri Ermal Nufi heq nga vetja përgjegjësitë për pazaret; ua ngec 3 zv/ministrave; Blerina Abrazhda, Enkelejd Joti dhe Pranvera Skana 10 Gusht 2026, 11:2711:27Anti-Mafia 'Ndrangheta’ feston 10 vjetorin e koncesionit të pastrimit të Tiranës: libër propagandistik me 10 mijë kopje, ndërsa SPAK hesht 8 Gusht 2026, 20:1620:16Anti-Mafia Arrestimi i Beqirit në Francë fut në panik Ergys Agasin: Bisedat në celular rrezikojnë të groposin koordinatorin 8 Gusht 2026, 13:2813:28Anti-Mafia

