Lajme Zone
"Kutia e Pandorës" që u hap në Kuvendin e Kuçit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

"Kutia e Pandorës" që u hap në Kuvendin e Kuçit

Pusia në Kuç iu kthye kundër: Rebelët e bashkive nxjerrin Edi Ramën në pakicë... Kryeministri synoi të izolonte drejtuesit vendorë që kundërshtojnë shkrirjen e bashkive, por revolta u zgjerua brenda PS-së dhe po kthehet në një betejë politike që kërkon zgjidhje pa Edi Ramën... Kundërshtimin e hapur të komuniteteve të bashkive që preken nga reforma e re territoriale, shumë media dhe komentatorë pra

Pusia në Kuç iu kthye kundër: Rebelët e bashkive nxjerrin Edi Ramën në pakicë... Kryeministri synoi të izolonte drejtuesit vendorë që kundërshtojnë shkrirjen e bashkive, por revolta u zgjerua brenda PS-së dhe po kthehet në një betejë politike që kërkon zgjidhje pa Edi Ramën... Kundërshtimin e hapur të komuniteteve të bashkive që preken nga reforma e re territoriale, shumë media dhe komentatorë pranë Edi Ramës e kanë cilësuar si një lëvizje të vogël klanore, të nxitur nga njerëzit që rrezikojnë të humbasin pushtetin.

Fakt është se shkrirja e një bashkie nuk prodhon vetëm një karrige më pak për kryetarin. Ajo eliminon shumë vende pune, ku janë sistemuar njerëz që jetojnë në atë territor dhe mbajnë familjet e tyre.

Ky organizim përbën pjesë normale të jetës. Interesi mbetet një nga shtysat e zhvillimit të saj. Revolta e bashkive kundër shkrirjes nuk përbën krim dhe nuk mund të trajtohet si shkelje e besës politike, siç e konsiderojnë Edi Rama dhe njerëzit pranë tij.

Manovra e Ramës për t’i paraqitur si tradhtarë Adriatik Zotkajn e Poliçanit, kryebashkiakun e ri të Divjakës, Josif Gorrea, dhe drejtuesit e tjerë vendorë që kanë dalë në protestë, nuk ka funksionuar. Kryeministri është përpjekur ta paraqesë kundërshtimin e tyre si një rebelim për kolltuk.

Pothuajse në të gjitha territoret e këtyre bashkive, situata paraqitet qartë. Asnjë strukturë socialiste, organizatë partie apo figurë me ndikim në PS nuk i është kundërvënë rebelimit. Çdo ditë, gjithnjë e më shumë deputetë të qarqeve po bëhen palë me kundërshtuesit ose, së paku, nuk po e kundërshtojnë revoltën.

E gjithë kjo situatë përbën një disfatë politike për Edi Ramën, të paktën në këtë fazë. Ajo nuk përfaqëson vetëm një lëvizje të çastit, të krijuar nga hiperaktiviteti i disa kryebashkiakëve të pakënaqur.

Në listën e kundërshtuesve ka lojtarë politikë të shkathët. Megjithatë, suksesi i tyre vjen nga fakti se kanë me vete shumicën e banorëve të bashkive që drejtojnë. Këta banorë e konsiderojnë të padrejtë, të palogjikshëm dhe arrogant vendimin e kupolës së mazhorancës për t’ua ndryshuar jetën me një të rënë të lapsit.

Argumentet nuk mungojnë dhe banorët i njohin ato edhe më mirë se kryebashkiakët.

Divjaka, për shembull, ka më shumë banorë se Roskoveci, të cilin projekti nuk e shkrin. Divjaka ka edhe më shumë aktivitet ekonomik. Bashkia mbulon bujqësinë, bregdetin, lagunën dhe turizmin, duke zotëruar një potencial të konsiderueshëm zhvillimi.

Edhe Belshi dhe Cërriku kanë më shumë banorë, komunitete më aktive, toka të punuara dhe kultura bujqësore sesa Peqini, i cili nuk përfshihet në listën e bashkive që shkrihen.

Kupola socialiste i ka favorizuar këto bashki sepse kështu ka vendosur Edi Rama, me synimin për të mbajtur në këmbë klanin e tij, dinastinë e Qifes dhe Majlindës, të cilët e kushtëzojnë kreun e mazhorancës.

Në këtë fazë, kryetarët e bashkive “të vogla” nuk janë më të vegjël politikisht. Ata janë kthyer në një vatër të ndezur të revoltës kundër Edi Ramës.

Kjo lëvizje po plotëson çdo ditë hartën e kundërshtimit real që kryeministri ka brenda Partisë Socialiste.

Rama nuk e zhvilloi pa qëllim takimin në një zonë të izoluar të luginës së Lumit të Vlorës, sapo kalon Bratajn dhe pa mbërritur në Vranisht.

Kryeministri përdori një simbolikë osmane, kur sundimtarët thërrisnin krerët rebelë dhe më pas i ekzekutonin pas shpine, me bukë në gojë. Këtë taktikë e përdorën edhe pashallarë shqiptarë, si Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, Ali Pasha i Janinës dhe Kara Mahmut Pashë Bushatliu.

Edi Rama kishte përgatitur një pusi politike me synimin për të “pushkatuar” Adriatik Zotkajn e Poliçanit dhe Juliana Memajn e Dimalit. Përmes tyre, ai kërkonte të frikësonte Josif Gorrenë e Divjakës dhe kryebashkiakët e tjerë, bashkitë e të cilëve rrezikojnë të shkrihen.

Por ajo që ndodhi në takimin e zhvilluar në një agroturizëm buzë rrugës prodhoi rezultatin e kundërt. Mos u mërzisni, do ta bëjmë edhe Parisin si Kuçin e Vlorës 12 Gusht, 12:41 “Kokat” politike për t’u prerë nuk rezultuan ato të rebelëve të Poliçanit dhe Dimalit, por ajo e Edi Ramës dhe e klanit që ai ka favorizuar, duke i mbajtur bashkitë e tyre jashtë listës së shkrirjes.

Rebelët u bënë bashkë dhe e vendosën kryeministrin në një pakicë politike reale. Kjo pakicë mund të rezultojë edhe numerike, si në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ashtu edhe në grupin parlamentar.

Rama nuk mund ta zhvendosë këtë situatë të re me arnime në qeveri, duke afruar klanet më me ndikim, dhe as me tullumbace heliumi.

Brenda mazhorancës socialiste po formohet një shumicë që kërkon zgjidhje politike, njësoj si Revolucioni i Flamingove.

Kjo zgjidhje nuk e përfshin Edi Ramën./Pamfletikutia e pandorës kuvendi i kuçit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Sazani dhe iluzioni i “të paprekshmëve”: Kur revolta e popullit ndal miliarderët 13 Gusht 2026, 11:0511:05Politike Marrëveshja e Ohrit dhe brezi që lipset të kalojë përtej 13 Gusht 2026, 10:0210:02Politike Kryebashkiaku akuza të forta qeverisë: Rama më përjashtoi nga takimi, Kumbaro bllokon investimet për të shkrirë Memaliajn 13 Gusht 2026, 08:3908:39Politike Zjarret në vend, Koçeku akuza Ramës: Ka më shumë interes ta djegë dhe shfrytëzojë territorin sesa ta mbrojë 12 Gusht 2026, 18:5518:55Politike Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit 12 Gusht 2026, 18:2618:26Politike Mbi katër orë diskutime për Reformën e re Administrative, përfn takimi i Ramës me 20 kryebashkiakët në Kuç 12 Gusht 2026, 17:0417:04Politike