Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës në Tiranë, me mbështetësit e saj që kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku është parashikuar të mbahet tubimi. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta.
Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje me qeverinë Rama, ndërsa ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohen në atë që e konsideroi një protestë kundër qeverisë. Top Channel

