Lajme Zone
Zjarri në pallatin në Elbasan/ “U hodha nga ballkoni”, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve që e kishin rrethuar
Të tjeraTop Channel

Zjarri në pallatin në Elbasan/ “U hodha nga ballkoni”, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve që e kishin rrethuar

Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shkaktoi zjarr të madh dhe dëme të konsiderueshme, duke e bërë ndërtesën të pabanueshme.

Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shkaktoi zjarr të madh dhe dëme të konsiderueshme, duke e bërë ndërtesën të pabanueshme. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, ka arritur të sigurojë edhe një nga momentet kur banori i një prej apartamenteve tenton t’i shpëtojë flakëve që e kanë rrethuar.

Në intervistën për Top Channel, pak momente pas ngjarjes, ai tregoi se si kishte shpëtuar nga flakët, duke e pohuar vetë se ishte hedhur nga ballkoni, teksa po ashtu kishte mbetur i lënduar.

“Kam gjysmë ore që kam dalë (tregon shenjat e lëndimeve). Më ra në kokë dera e ballkonit, djali po vinte nga shkolla. Djali bërtiste. Imagjino të dëgjosh fëmijën të thotë ‘Ndihmë!’ dhe të mos dilja dot. U hodha nga ballkoni më pas. Dëmi është deri në 80 milionë lekë. Para një muaji i hodha prapë lekë”, tha banori i ndërtesës së prekur ditën e ngjarjes. 04/11/2026 15:39

“Ishte si bombë, u trondit shtëpia”/ Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni, djali bërtiste për ndihmë

Aktualitet Top Channel