Lajme Zone
PD kritikon mbledhjen e qeverisë në Pogradec: Spektakël politik për të fshehur problemet!
PolitikëReport TV

PD kritikon mbledhjen e qeverisë në Pogradec: Spektakël politik për të fshehur problemet!

Partia Demokratike e ka cilësuar mbledhjen dyditore të qeverisë në Pogradec si një “spektakël politik” për të larguar vëmendjen nga problemet dhe përgjegjësitë e qeverisë. Qëndrimi u bë publik nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani, e cila kritikoi atë që e cilësoi si kontrast mes halleve të qytetarëve dhe luksit të kryeministrit Edi Rama. Kapidani tha se mbledhja në Pog

Partia Demokratike e ka cilësuar mbledhjen dyditore të qeverisë në Pogradec si një “spektakël politik” për të larguar vëmendjen nga problemet dhe përgjegjësitë e qeverisë. Qëndrimi u bë publik nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani, e cila kritikoi atë që e cilësoi si kontrast mes halleve të qytetarëve dhe luksit të kryeministrit Edi Rama. Kapidani tha se mbledhja në Pogradec nuk solli zgjidhje për problemet e shqiptarëve, por ishte një shfaqje politike, ndaj ajo kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, duke theksuar se shqiptarëve u duhet “një qeverisje tjetër”, jo “një shfaqje tjetër”. LEXO edhe...Takimet në Pogradec/ Rama: Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, ministrat çdo muaj do ndjekin drejtoritë! Socialistët: ‘Besa’ në çdo ministri, duhet reflektim (VIDEO) Deklarata e plotë "Pogradeci i Ramës: një shfaqje që as falas nuk të tërheq më Dy ditë mbledhje në Pogradec, ministra, deputetë, makina luksi dhe në fund… Një shfaqje e nivelit aq të dobët, saqë edhe po ta jepnin falas, nuk do të tërhiqte më njeri. Por ndoshta pamja më groteske e këtyre dy ditëve ishte ajo e pensionistëve që u vunë në radhë për të takuar Ramën, me shpresën se kryeministri do t’u zgjidhte hallet.Dhe në të njëjtën kohë, Rama shfaqet me një makinë luksoze që kushton rreth 120 mijë euro. Ta vendosim në perspektivë: me një pension mesatar prej rreth 19 mijë lekësh, 120 mijë euro janë afërsisht 600 pensione mesatare mujore. Pra, ndërsa pensionisti shqiptar numëron lekët për të blerë ilaçet dhe ushqimet e muajit, makina e kryeministrit vlen sa qindra pensione. Kjo është Shqipëria e Ramës në një fotografi të vetme: pensionisti në radhë dhe kryeministri në luks. Në një vend ku prej 86 ditësh kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ai vazhdon të prodhojë spektaklin e radhës për të larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë: fundi i tij politik dhe përgjegjësia për mënyrën se si është qeverisur vendi. Rama pyet Diellën: “Si të duket Kumbaro?” Po a ka guxim ta pyesë Diellën për Ballukun? Për skandalet? Për aferat? Për përgjegjësitë e qeverisë së tij? Rama u kërkon administrates të japin dorëheqjen nëse nuk kanë punuar mirë. Edhe vitin e kaluar përdori të njëjtën gjuhë presioni ndaj tyre. Por pyetja është shumë e thjeshtë: Kush i kërkon llogari Edi Ramës? Nëse administrata nuk punon, kush e drejton? Nëse ministrat dështojnë, kush i emëron? Nëse pensionistët nuk përballojnë dot jetën, kur Shqipëria është shpopulluar kush ka 13 vjet që qeveris?? Nuk mund të jesh njëkohësisht ai që emëron, ai që drejton, ai që kontrollon dhe pastaj të dalësh para shqiptarëve sikur problemet t’i kanë krijuar të tjerët. Kjo mbledhje në Pogradec nuk ishte zgjidhje. Ishte spektakël politik. Shqiptarëve nuk u duhet një shfaqje tjetër. U duhet një qeverisje tjetër. Dhe për këtë duhet nisur nga e para: Edi Rama Jep Dorëheqjen" U.D/ReportTv.al pogradec edi rama Viola Kapidani PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55% Keq 32.4% Nuk e di 12.6% Vota total: 932 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?