Lajme Zone
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, Fatmir Sheholli merret i pandehur! Dyshohet se i dha gazetarit materiale komprometuese dhe 1 mijë euro para zgjedhjeve të 2025-ës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, Fatmir Sheholli merret i pandehur! Dyshohet se i dha gazetarit materiale komprometuese dhe 1 mijë euro para zgjedhjeve të 2025-ës

Akuza për spiunazh në favor të Serbisë dhe shantazh rëndojnë mbi Fatmir Shehollin. Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se ai ka bashkëpunuar me BIA-n serbe, duke siguruar informacione për institucionet e Kosovës,

Një person në Kosovë është marrë i pandehur për spiunazh dhe shantazh, nën dyshimin se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke mbledhur informacione për institucionet e Kosovës dhe duke ua përcjellë zyrtarëve të shërbimit serb. Bëhet fjalë për Fatmir Shehollin, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për dy vepra penale, spiunazh dhe shantazh. Dosja i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa ai vijon të mbahet në paraburgim. LEXO edhe...'Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë', PDK dhe AAK protestojnë sërish para godinës së Qeverisë në Prishtinë Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai ka mbledhur informacione dhe dokumente që lidhen me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas ua ka përcjellë zyrtarëve të shërbimit sekret serb përmes mesazheve telefonike. Dosja e Prokurorisë, e publikuar nga mediat në Kosovë, pretendon se Sheholli vepronte nën urdhrat e Bojan Dimiqit, i identifikuar si zyrtar i lartë i BIA-s. Sipas aktakuzës, më 26 shtator 2025 ai udhëtoi drejt Mitrovicës së Veriut, ku mori nga një person i paidentifikuar materiale audio dhe transkripte bisedash të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si edhe 5 mijë euro si shpërblim për kryerjen e detyrës. Prokuroria pretendon se këto materiale ishin të destinuara për komprometimin e zyrtarëve të kësaj ministrie dhe për të ndikuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas aktakuzës, Sheholli më pas ia dorëzoi materialet gazetarit Milaim Zeka, bashkë me 1 mijë euro, duke i dhënë edhe udhëzime për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin "Pa Rrotlla", vetëm pak ditë para votimit. Në dosje thuhet se, përmes këtyre veprimeve, janë dëmtuar interesat shtetërore të Kosovës, janë diskredituar institucionet dhe është mundësuar ndërhyrja e një shërbimi të huaj informativ në procesin zgjedhor. Këto janë pretendime të Prokurorisë dhe pritet të shqyrtohen nga gjykata. Përveç akuzës për spiunazh, Sheholli përballet edhe me akuzën për shantazh. Sipas aktakuzës, nga viti 2022 deri në dhjetor 2025 ai ka shantazhuar biznesmenin nga Podujeva, Arben Jetullahu, pronar i kompanisë "ABC", duke i kërkuar mbi 13 mijë euro në emër të një huaje. Prokuroria pretendon se ai e kishte kërcënuar se, nëse nuk i jepte paratë, do të publikonte në media video dhe informacione që do t'i dëmtonin reputacionin dhe autoritetin. Sheholli u arrestua në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh. Në atë kohë, Prokuroria Speciale nuk dha detaje për objektin e hetimit, por ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, la të kuptohej se dyshimet lidhen me Serbinë, duke deklaruar se Sheholli kishte bashkëpunuar me persona që, sipas tij, punojnë për të minuar Republikën e Kosovës. Rasti i tij është një nga disa hetimet e autoriteteve kosovare për dyshime për spiunazh në favor të Serbisë. Më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vite burg për spiunazh, ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen gjithashtu për akuza të ngjashme. U.D/ReportTv.al kosove Fatmir Sheholli BIA Xhelal Sveçla Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.2% Keq 32.4% Nuk e di 12.4% Vota total: 1011 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?